3 Shtator, 2021

A e dini se autori i këtij libërthi, shkrimtari Paolo Giordano ka studiuar fizikë dhe ka doktoraturë në fizikën e grimcave?

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano, 83 f. 500 lekë

Në fakt shkenca është në qendër të disa prej librave të Giordanos. Libri i tij i parë titullohet Vetmia e numrave prim dhe ai fitoi çmimin Strega në vitin 2008, një nga çmimet më të rëndësishme letrare në Evropë.

Në mars 2020, ndërsa bota sapo kishte filluar të përballej me pandeminë e koronavirusit, Giordano botoi këtë libërth për të shpjeguar se si përhapet pandemia, por jo vetëm ajo e virusit: si përhapet ksenofobia? Si përhapet një fake news?

Viruset, thotë ai, janë refugjatë të shkatërrimit mjedisor që kemi bërë ne, njerëzit.

Matematika dhe të kuptuarit e saj prej nesh është rrugëzgjidhja për pandeminë, thotë Giordano. Për sa kohë ne nuk e kuptojmë matematikën pas virusit, nuk do të jemi në gjendje të sillemi me vetëdije përballë tij.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>