2 Prill, 2019

Shumë shpesh lexuesit e gjejnë veten të bombarduar nga reklama që jo gjithmonë thonë të vërtetën ose nga numri i madh i librave mes të cilave duhet të zgjedhin të duhurin për të lexuar. Këto janë shtatë këshillat tona se si duhet të veprohet për të zgjedhur një libër të mirë.

Shtëpia e Librit

1. Flisni për librat me miqtë dhe të dashurit tuaj. Rruga më e mirë për të zgjedhur një libër të vlefshëm për të lexuar është bashkëbisedimi për libra me miqtë apo familjarët tuaj. Nëse ti ke lexuar një libër që të ka pëlqyer, atëhere flit për këtë libër me miqtë e tu dhe anasjelltas, nëse një i njohur i juaj ka lexuar një libër, ku është një rast i mirë për ta pyetur nëse i ka pëlqyer apo jo.

2. Lexoni disa paragrafë para se ta blini ose ta merrni hua. Librat jo gjithmonë duhet të blihen, e aq më pak, të blihen pa u menduar gjatë. Merrni kohë para se të vendosni. Shfletoni librat dhe kapni një faqe rastësore për të lexuar disa paragrafë. Nëse ju pëlqejnë disa paragrafë rastësorë, atëhere ka gjasa do t’ju pëlqejë i gjithë libri. Nëse jo, shfletoni një libër tjetër.

3. Menaxhoni kohën tuaj të leximit. Në shumë raste, njerëzit që kanë para për të blerë libra, nuk kanë kohë për të lexuar ndërsa ata që kanë kohë, shpesh nuk kanë para. Për të dytët, këshillohet që të vizitojnë bibliotekat publike ndërsa për të parët, këshillohet që të gjendet libri i përshtatshëm. Fjala vjen, një libër nga historia apo aktualiteti, zakonisht ndahet në kapituj, të cilët mund të lexohen më vete pa e humbur fillin e librit. Ndodh ndryshe me letërsinë, ku librat zakonisht duhet të nisen të lexohen e të mbarohen së lexuari brenda disa ditësh. Por edhe në rastin e letërsisë, këshillohet që librat të lexohen me kapituj, në mënyrë që leximi të mund të ndërpritet pa e humbur historinë.

4. Kujdes përkthimet. Botimi i librave në Shqipëri aktualisht përbëhet në shumicën dërrmuese të rasteve në literaturë të huaj të përkthyer në gjuhën shqipe. Jo gjithmonë, përkthimet janë cilësore. Ne ju rekomandojmë të shikoni emrin e përkthyesit, nëse nuk e keni dëgjuar, atëhere lexoni disa faqe për të parë nëse përkthimi ju pëlqen apo jo. Nëse e keni dëgjuar apo keni lexuar libra të përkthyer më parë nga i njëjti përkthyes, atëherë mund të gjykoni më lehtë. Ju mund të kërkoni në faqen tonë në internet www.shtepiaelibrit.com emrin e përkthyesit për të parë se sa libra ka përkthyer më parë i njëjti person për të krijuar një përshtypje nëse keni një përkthim me eksperiencë apo jo.

5. Harxhoni kohë në librari. Mos nxitoni kurrë të dilni sa më parë nga libraria, qoftë ajo në internet apo fizike. Merrni kohën që ju nevojitet për të lundruar në botën e madhe të librit. Bëjeni gjetjen e librit të mirë një qëllim, por jo blerjen e një libri një qëllim më vete. Vizitoni një librari edhe nëse nuk keni ndër mend të blini një libër.

6. Huazo dhe dhuro libra. Përzgjedhja nga një mik i yti të një libri dhuratë për ty mund të rezultojë një zbulim i këndshëm. Miqtë mund t’ju dhurojnë një libër që mund të dalë nga shijet e tua, por kjo ju ndihmon të zgjeroni gamën e librave që lexoni. Mos ngurroni kurrë të merrni një libër hua dhe as të huazoni një libër që ju mendoni se vlen.

7. Lexoni me kujdes kopertinën dhe recensionet. Siç thotë dhe shprehja, “mos e gjykoni një libër nga kopertina”, por në kopertinën e një libri ka edhe informacione të dobishme. Tregoni gjithnjë vëmendje për të lexuar recensionet e publikuesve seriozë ose shkrimtarëve të tjerë, të cilat shpesh përfshihen në kopertinë me fjali të shkurtra. Nëse një autor të cilin ju e pëlqeni ka vlerësuar maksimalisht një libër tjetër, kjo është një shenjë e mirë që libri të cilin po peshoni të blini ka një përmbajtje të mirë. Gjithashtu mund të kërkoni edhe në internet lidhur me komentet e revistave dhe gazetave serioze, lidhur me këtë libër.

P.s. Ka edhe një këshillë të tetë që ndoshta është më e rëndësishmja: ne e quajmë: takim verbazi. Zgjidh një libër çfarë të të kapë dora dhe fillo lexoje. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të të sjellë fati.

Ne ju rekomandojmë të krijoni një llogari te Shtepia e Librit si dhe të vizitoni herë pas here botimet e reja që publikohen te ne duke klikuar këtu:

Shtëpia e Librit ka aktualisht mbi 8 mijë tituj në katalog, por nëse klikoni këtu, do të gjeni një listë me libra që ne besojmë se ia vlejnë.


Reklamë: Ne rekomandojmë:

E gjeni në libraritë kryesore ose mund ta porosisni online

Titulli: I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër

Origjinali: Down and Out in Paris and London
Gjinia: Autobiografi/Udhëtime
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2021
Fq. 238
ISBN: 978-9928-4646-1-3

I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. 

Reklamë: Ne rekomandojmë:

Titulli: Zhurma e Kohës
Origjinali: The Noise of Time
Gjinia: Roman
Autori: Julian Barnes
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2019
Fq. 196
Pesha: 0.155 kg.
ISBN: 978-9928-445629

…një portret tronditës i një njeriu jashtëzakonisht magjepsës dhe një eksplorim i shkëlqyer i kuptimit të artit dhe vendit të artit në shoqëri. Lexo më shumë:

——————————————————–

Reklamë: Ne rekomandojmë:

Vizitoni librarinë ose porositeni online

Titulli: Çiraku i arkitektit
Origjinali: The architect’s apprentice
Gjinia: Roman
Autori: Elif Shafak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2019
Fq. 530
Pesha: 0.641 kg
ISBN: 978-9928-00-372-0

Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arriti me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. 

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >