nga Admin

25 Qershor, 2010

Vellai i madh po ju sheh (foto)

Vellai i madh po ju sheh (foto)Ndonëse, shumica e shqiptarëve tashmë e njohin mirë programin televiziv “Big Brother Albania” ende shumë nuk janë në dijeni të kontekstit historik dhe letrar të vetë konceptit “Big Brother” apo “Vëllai i madh” siç quhet në shqip.

George Orwell, autori i cili e krijoi këtë shprehje në kryeveprën e tij “1984”, parashtroi vizionin e tij për një botë të sunduar nga totalitarizmi. Libri doli në botim më 8 qershor 1949, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme që përbënte numrin më të madh për ndonjë novel (me dallim vetëm të Harry Potter-it, mbi 67 gjuhë). Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit dhe kur u botua në vitin 1991.

1984, George OrwellRomani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente. Shoqëria është e ndarë në popull, parti e gjerë dhe parti e ngushtë. Jeta dominohet nga mbikëqyrja e shtetit. Por viktimat e shtetit arrijnë të krijojnë simpati për mbikëqyrësin dhe me raste, edhe ta dashurojnë atë.

George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin “Ferma e Kafshëve” një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tija nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.

  • Ju lutem, a mumd të më thotë dikush se ku mumd ta gjej këtë libër të përkthyer në shqip?
    Shumë fqleminderit!

  • me keqeardhje mu deshte tu pergjigjem atyre qe shofin edra me sy hapurnese autori paka shkruare,pere komunizmine,si nje ferme kafshesh ,pore me siguri po ta jetonte periudhen e demokracis”sigurisht dota quante ferme homo seksualeve,po ju te nderuar sigurisht ne kohen e komunizmit keni qene bi spiunash ,apo te mija strukturave anti kombtare ,sepse ase ne kohe e adamit dhe heves kso qoroditje nuke ka munder te ket me nje shtete ku me shume kane kafesh se njerez ,aty ku po bejne maredhenje kafsha me njerin apo anasjelltas ,kjo globalize homo ,globalizem

  • Ne po e jetojmë atë kohë tani!
    Po të ringjallej George Orwell, me siguri, edhe ai do t’a quante pa hezitim, si unë e mjaft të tjerë: Neofashizëm! Madje, Shqipëria i ka tejkaluar caqet e absurditetit Orwellian!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >