11 Korrik, 2024

Në vitin 1918, një tetëmbëdhjetë vjeçar u bë një nga amerikanët e parë që u plagos në Luftën e Parë Botërore.

Plagët e tij ishin të rënda dhe ai ishte pranë vdekjes. Kjo eksperiencë pati një ndikim të madh te ai. Vite më vonë, ai shkroi:

“Kur shkon në luftë si djalosh ti ke një iluzion të madh, ndjen veten të pavdekshëm. Janë të tjerët ata që do të vriten por jo ti… pastaj, kur përfundon i plagosur rëndë, ky është çasti kur ky iluzion bëhet copash dhe ti e kupton se edhe mund të vdesësh. Pasi u plagosa rëndë dy javë para ditëlindjes sime të nëntëmbëdhjetë pata një kohë të keqe deri në pikën kur kuptova se asnjë nuk mund të më ndodhë mua që nuk i ka ndodhur të gjithë burrave para meje. Gjithçka që më duhet të bëj, burrat e kanë bërë gjithmonë. Nëse ata e kanë bërë atëherë unë mundem gjithashtu ta bëj dhe më e mira ishte që të mos shqetësohesha për këtë.”

Amerikani në fjalë quhet Ernest Hemingway. Në vitin 1929 ai shkroi romanin “Lamtumirë armë”, një vepër që trajton zhgënjimin ekzistencial të “Gjeneratës së Humbur” dhe është vijimësi e romanit të parë të tij “Dhe dielli lind”,  dhe është i dallueshëm për elementët e fortë autobiografikë.

Hemingway mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1954.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>