nga Admin

8 Tetor, 2012

Haruki Murakami dhe kinezi Mo Yan konsiderohen më pranë çmimit të madh 

Patrick Lannin, Reuters

Një shkrimtar japonez që shkruan për dashurinë dhe izolimin, kërkuesit në fizikën kuantike “drithëruese” dhe ekspertët në pabarazinë ekonomike janë kandidatët më të mundshëm për të fituar çmimet “Nobel”, të cilat do të publikohen këtë javë, duke filluar nga e hëna.

Të laureuarit në mjekësi, fizikë dhe kimi do t’i marrin çmimet në Stokholm javën tjetër, për t’u pasuar më pas nga fituesi në ekonomi.

Agjencia britanike e basteve “Ladbrokes”, si dhe ajo e Suedisë “Unibet” vendosin shkrimtarin japonez, Haruki Murakami, si dhe atë kinez, Mo Yan, si kandidatët kryesorë për çmimin e letërsisë. Aktivisti amerikan i luftës pa dhunë, si dhe një kristian kopt që drejton misione në ndihmë të fëmijëve në Egjipt janë të favorizuar për çmimin e paqes.

Murakami është shumë popullor në Japoni, por po bëhet i njohur edhe jashtë vendit përmes veprave të veta që trajtojnë izolimin dhe dashurinë dhe sjellin surealen në jetën tonë të përditshme. Veprat e Mo i kanë rrënjët në vendlindjen e tij Kinë, në historinë dhe popullin e këtij vendi.

Emra të tjerë shkrimtarësh të përfolur përfshijnë William Trevor nga Irlanda, poetin sirian Adonis, poetin koreanojugor, Ko Un, shkrimtarin amerikan, Philip Roth, dhe këngëtarin e lirikëshkruesin Bob Dylan.

Kolumnistja e kulturës, Maria Schottenius, në gazetën suedeze “Dagens Nyheter” thotë se pavarësisht basteve, zgjedhja e komitetit të “Nobel”-it ka qenë gjithnjë e paparashikueshme.

“Vitin e kaluar ne patëm një poet, këtë vit mund të jetë një prozator si Philip Roth”, shkroi ajo. Poeti suedez, Thomas Transtromer, fitoi çmimin në vitin 2011.

Për çmimin “Nobel” të paqes, agjencitë e basteve favorizojnë Gene Sharp, një aktivist amerikan të luftës pa dhunë dhe Maggie Gobran, një kristiane kopte që drejton misione në ndihmë të fëmijëve në Egjipt.

Shkenca

Alfred Nobel
Alfred Nobel

Kërkuesit që shkruan librin e ligjeve mbi teletransportimin kuantik konsiderohen kandidatë për këtë vit në fizikë nga Thomson Reuters. Kërkimi mbi funksionimin e brendshëm të qelizave mund të jetë fitues për çmimin për mjekësinë. Për ekonomiksin fituesit mund t’i përkasin fushës së vlerësimit të aseteve financiare për qëllim të matjes së pabarazisë ekonomike. Në kimi, Akira Fujishima nga Japonia është kandidat me zbulimin e përdorimeve të reja të dioksidit të titanit, që prej kohësh përdoret si një përbërës i bojërave.

Megjithëse prestigji është i jashtëzakonshëm, edhe shpërblimi në para për nobelistët, i krijuar nga bosi i dinamitit Alfred Nobel do t’i shoqërohet njohjes së sukseseve në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, ndërsa çmimi i ekonomiksit është shtuar në vitin 1969 nga Banka Qendrore e Suedisë. Çmimi i ekonomisë këtë vit është ulur me 20 për qind dhe aktualisht është 8 milionë korona suedeze (rreth 1.2 milionë dollarë).

Fondacioni “Nobel”, i cili mbikëqyr pasurinë e lënë nga biznesmeni, ka njoftuar se është e shqetësuar nga fitimet e viteve të ardhshme dhe se është rënduar ca nga pagesat e tepërta për çmimet e viteve të shkuara.

Diskutimet për çmimet zhvillohen në fshehtësi. Për letërsinë, 18 anëtarët e Akademisë së Suedisë lejohet të diskutojnë vetëm brenda mureve të Akademisë. Ka ndodhur në shumë pak raste në 110 vjet që emrat e fituesve të kenë rrjedhur para deklarimit zyrtar.

Çmimi për mjekësinë do të jepet të hënën, pasuar nga fizika dhe kimia në dy ditët vijuese. Çmimi për letërsinë ka shumë gjasa që do të publikohet të enjten më datë 11 ose të enjten pasardhëse më datë 18. Çmimi i paqes do të jepet në Oslo në 12 tetor, ndërsa çmimi për ekonomksin do të jepet më 15 tetor.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>