nga Admin

19 Dhjetor, 2012

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

Tashmë ka dalë në treg vëllimi i tretë i romanit mjaft të suksesshëm nga E L James “Pesëdhjetë Hije të Çliruara”. Libri është i disponueshëm për t’u porositur direkt online ose pranë librarisë tonë në Tiranë.

Mbi librin

Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë.

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve.

Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin.

Tani, së bashku më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme.

Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës…

  • Tregimi ne gjithesi eshte shum i mire por nje tregim i cili nuk egziston ne te vertet ju lus te gjithve shkrimtarve,poetve etj….. qe te jet libri sa me real e jo me fantazma te cilat nuk egzistoje faleminderit per mirkuptim selam alejkum

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >