nga Admin

17 Qershor, 2014

Përshëndetje miq,

Dale CarnegieKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se pas mjaft kohësh kemi rimarrë kopje të serisë me tre vëllime “Psikologjia e suksesit” të autorit të shumëshitur Dale Carnegie. Kjo seri ka qenë gjithnjë mjaft e kërkuar por mungesa e ribotimeve nga botuesi na i hoqi shpresat e rigjetjes së kopjeve të tjera.

Dale Carnegie ishte një shkrimtar dhe lektor por njëherazi një sipërmarrës amerikan mjaft i suksesshëm i cili ishte mjaft i aftë t’i komunikonte qartë dhe saktë konceptet dhe parimet që sjellin sukses në jetën dhe punën e çdo profesionisti.

Librat e tij mbeten mjaft të lexuar dhe qëndrojnë në themelin e një pjese të madhe të asaj që sot quhet “self improvement books” që ne i kemi përkthyer si “udhërrëfyes praktikë

Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve me të njohur, në Amerikë dhe Europë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër i Presidentit të Amerikës – Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve – Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t’ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.

Libri i dytë ka formën e një raporti dinamik, të përmbledhur mirë dhe të dokumentuar, për atë se si të ballafaqohemi në situata konfliktuale, por edhe si të dominojmë në rastet e shumta, çka është edhe një parashikim i çdo shoqërie.

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>