Home Për ju Njoftime & Aktivitete Sondazhi: Ja pse i vlerësojmë përshtypjet tuaja!

Sondazhi: Ja pse i vlerësojmë përshtypjet tuaja!

0
Sondazhi: Ja pse i vlerësojmë përshtypjet tuaja!

Përshëndetje miq të librit,

Në radhë të parë dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata prej jush që morën pjesë në sondazhin e fundit i cili synonte të mblidhte vlerësim dhe sugjerimet tuaja për përmirësimin e shërbimit tonë. E themi me kënaqësi që komentet tuaja ishin mjaft pozitive, por ajo që vlerësojmë edhe më shumë ishin sugjerimet konkrete për gjërat që duhen përmirësuar.

Rezultatet e sondazhit

Sondazhi: GjiniaNjë nga rezultatet që na kuriozoi ishte fakti se përqindja e meshkujve dhe femrave që morën pjesë në këtë sondazh ishte pothuajse e barabartë me një diferencë shumë të vogël ku 52% ishin femra dhe 48% meshkuj. Ky tregues reflekton sado pak edhe mbi faktin që libri lexohet pothuajse njësoj nga të dyja gjinitë.

Sondazhi: statusi i vizitoreveNdërkohë pyetjes tonë se sa prej vizitorëve tanë ishin të rregullt, mbi 50% iu përgjigjën pozitivisht ndërsa vizitorët e rastësishëm përbënin vetëm 13%. Klientët që kanë porositur vetëm një herë ishin 13% ndërsa ata që kanë porositur disa herë ishin 15%, që për ne është vlerësim pasi tregon që klientët tanë besojnë në shërbimin që ofrojmë dhe për këtë jemi mjaft mirënjohës.

Përsa i përket vlerësimit të cilësisë së shërbimit, rreth 73% u përgjigjën “shumë mirë”; ndërsa 20% thanë “mirë”. Pra mbi 93% ishin përgjigje pozitive.

Çfarë mund të përmirësojmë?

Sondazhi: cilesia e sherbimitSiç e përmendëm, kjo ishte një nga pikat më të rëndësishme të këtij sondazhi. Komentet dhe sugjerimet e shumicës në një farë mënyrë vërtetuan gjëra që ne i dinim, por që tashmë do kenë një vëmendje edhe më të madhe nga ana jonë. Shumica e atyre që na shkruan, në një mënyrë ose një tjetër thoshin të njëjtën gjë: më shumë libra dhe informacion për to!

  • më shumë informacion për librat e rinj;
  • më shumë informacion për librat aktualë;
  • informacion për autorët, sidomos ata të rinj;
  • më shumë alternativa pagese;
  • përmirësim i shërbimit për Kosovën & Maqedoninë;
  • etj.

Për ne objektivat për përmirësimin e shërbimit janë edhe më të qarta dhe jemi të vendosur të vazhdojmë bashkë me ju. Si gjithnjë mirëpresim të gjitha sugjerimet dhe komentet tuaja.

Përzemërsisht.