25 Qershor, 2021

Përshëndetje miq,

Ndërsa vapa është rritur dhe plazhi po na pret, ne identifikuam disa libra të botimeve të kohëve të fundit që mendojmë se ia vlen t’jua rekomandojmë për leximet e kësaj vere.

Rekomandimet

Kthimi nga Nicolas Sparks është libri më i ri i shkrimtarit të shumëshitur. Sparks vjen në këtë roman me një rrëfenjë mbi një mjek ushtarak të plagosur dhe dy grave shumë të rëndësishme, sekretet e të cilave do të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tij.

Trevor Benson nuk kishte në lan të kthehej në qytezën e tij të lindjes, Neë Bern në Karolinën e Veriut, por një mortajë që shpërtheu jashtë spitalit ku ai shërbente e dërgoi në shtëpi nga Afganistani me plagë shkatërrimtare. Ai përfundoi te barraka e vjetër e trashëguar nga i ati, një vend që dukej gjithsesi shumë i mirë për të rimarrë veten.

Dhe ndërsa kujdesej për kosheret e bletëve të të atit, Trevor nuk është gati për të rënë në dashuri me një vendëse… megjithatë, që nga takimi i tyre i parë, Trevor ndjen se ka një lidhje me zëvendëssherifen Natalie Masterson dhe ai nuk mund ta injorojë këtë. Por jeta e tij bëhet më e komplikuar se kaq. Në përpjekjet për të rindërtuar jetën pas plagosjes, Trevor do të zbulojë kuptimin e dashurisë dhe të faljes.

Libra të tjerë nga Nicolas Sparks mund t’i gjeni këtu:

***

George Orwell në anglisht me çmime ekonomike

Këtë vit u mbushën 70 vjet nga vdekja e shkrimtarit që u bë klasik që në kohën kur ishte gjallë, por efektivisht vetëm këtë vit, librat e tij filluan të dalin në qarkullim në format ekonomik për shkak të skadimit të të drejtave të autorit. Ferma e Kafshëve, 1981 dhe Rruga për në Skelën Wigan në variantin në anglisht mbërritën në librari me çmime prej vetëm 400 lekë për libër. Leximi në anglisht është gjithmonë më i vështirë se sa ai në shqip, por kur zgjedhim nëse duhet ta lexojmë një libër në shqip apo në anglisht, na vjen gjithmonë në mendje një koment nga Okakura Kakuzo, një japonez që vetë vendosi të shkruajë në anglisht pasi, tha ai, përkthimi është si të shohësh veshjen e mbretit nga ana e brendshme. Konturet e përgjithshme të qëndismave të arta janë aty dhe mund t’i dallosh, por ama është gjë krejt tjetër ta shohës veshjen nga ana e përparme, me të gjitha ngjyrat dhe zbukurimet, pra në origjinal.

***

Dhe meqë kemi te Okakura Kakuzo, shtëpia botuese solli së fundmi në shqip për herë të parë Librin e Çajit, një ese që u botua fillimisht në vitin 1906, shkruar nga autori japonez drejtpërsëdrejti në anglisht dhe që mediton mbi marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Lindjes së Largët duke u nisur nga kultura e çajit. Ne gjykojmë që është një libër shumë i këndshëm për t’u lexuar në plazh me një çaj të ftohtë para.

***

Shkrimtari gjerman Sebastian Fitzek erdhi në shqip me dy libra thriller psikologjik që kanë mbërthyer më parë lexuesit në Gjermani dhe shumë vende të tjera.

Pakoja është një roman që na prezanton me Ema Stein,  një psikiatre e re e cila nuk ka dalë nga shtëpia që nga dita kur u përdhunua në një dhomë hoteli. Ajo ishte viktima e tretë e një psikopati të cilit media i referohet si “parrukieri” sepse i pret flokët grave para se t’i vrasë. Ema, e cila është e vetmja që arriti t’i shpëtojë, jeton në makthin e përndjekjes dhe dyshon te çdo mashkull si autor i mundshëm i krimit. Ky makth vazhdon deri sa një postier i kërkon asaj të pranojë një pako për llogari të një komshiu…

***

Testamentet, Margaret Atwood

Një nga librat më të diskutuar nga shkrimtarja më e diskutuar e kohës sonë, vjen me romanin Testamentet, një vijimësi e Rrëfenjës së shërbëtores.

Te Testamentet ngjarjet zhvillohen pesëmbëdhjetë vjet më parë se sa te Rrëfenja, kur një regjim teokratik mban pushtetin por sakaq ka shenja se është kalbur nga brenda. Në këtë pikë kyçe, jetët e tre grave radikalisht të ndryshme bashkohen, me rezultate potencialisht shpërthyese.

Dy janë të rritura si pjesë e gjeneratës së parë të Rendit të Ri. Dëshmive të këtyre të dyjave u bashkohet një e tretë: Halla Lidia. E shkuara e saj komplekse dhe e ardhmja e pasigurt shpaloset në mënyrë surprizuese.

Atwood nuk është vetëm një shkrimtare. Pasi të lexoni Testamentet, ju lutem vetëpërmbahuni dhe mos u rebeloni!

Jordan B. Peterson dhe “12 Rregulla për jetën – një antidot ndaj kaosit”

Të shkruash të pashkrueshmen, Letra e Kafkës për të atin

Për çfarë flet romani Alef nga Paulo Coelho


© Shtëpia e Librave sh.p.k

Rr. Rruga Nikolla Jorga, Nr. 8, Kati 1, Oborri i Brendshëm i pallateve te blloku te Ish-Ekspozita

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>