28 Maj, 2014

Keynes dhe koha e lire (1)Nëse bëjmë shumë punë, fitojmë shumë para dhe… rrjedhimisht, jetojmë shumë pak. Kjo duket se na bën të ndjehemi të suksesshëm. Ambicia po na heq mundësinë për të shijuar atë çfarë kemi

ELIZABETH KOLBERT, The New Yorker

Pjesa e dytë. Nëse nuk e ke lexuar ende pjesën e parë, kliko këtu:

Një teori me të cilën ajo dëfrehet që në fillim është se të qenit i zënë është kthyer në një status shoqëror. Sa më i zënë të jesh, aq më i rëndësishëm dukesh; për rrjedhojë njerëzot konkurrojnë të jenë, ose të paktën të duken se janë të shqetësuar. Një studiuese me të cilën konsultohet në Universitetin e Dakotës së Veriut, Ann Burnett, ka mbledhur letra nga pushimet të shkruara përgjatë pesë dekadave dhe ka zbuluar se këto letra janë bërë gjithnjë e më pak mbi kënaqësinë e pushimeve dhe gjithnjë e më shumë mbi të rrëfyerit se sa i ngarkuar ka qenë viti që kaloi. Bazuar në këtë arkivë, Burnett ka dalë në konkluzionin të mbajturit të nivelit me komshiun më të pasur tashmë nënkupton që të kesh axhendë edhe më të ngjeshur. (Në një letër të kohëve të fundit, një nënë krenohet se i dërgon fëmijët e saj në kaq shumë aktivitete sa i jep makinës “100 milje në ditë.”) Burnett thotë se “ka një sjellje reale që synon të thotë ‘jam më i zënë se ti’”.

Një teori e dytë që Schulte merr në konsideratë është se “mbingarkesa” është një funksion jo aq shumë i faktit se sa shumë gjëra amerikanët duhet të bëjnë por se sa shumë kohë ata shpenzojnë duke menduar se sa shhumë gjëra do të duhet të bëjnë. Një mjeke që po analizon një listë me dyqane ushqimesh ku ajo duhet të ndalojë rrugës për në shtëpi nuk është në fakt më shumë e zënë se sa një tjetër që ka një punë në dorë, por ajo mund të ndjehet më e raskapitur.

Në një situatë të kundërt, një jurist që po luan me fëmijët e tij teknikisht është në kohën e lirë, por nëse ai në të njëjtën kohë po kontrollon celularin për mesazhe nga zyra, mund të ndjehet se nuk ka patur asnjë minutë të lirë.

Schutle i jep një term kësaj situate, e quan “fenomeni i kasetës mendore<’ dhe ajo argumenton se kjo po gërryen energjitë tona të çmuara, aq sa ne nuk mund të “vendosim se për çfarë duhet të mendojmë, të shqetësohemi mbi punët e shtëpisë ndërkohë që jemi në punë dhe mbi çështjet e punës ndërkohë që jemi në shtëpi.”

Por asnjë nga këto shpjegime nuk e kënaq tërësisht Schulte, dhe ajo vijon të kërkojë. Pas një copë here, ajo fiksohet mbi të njëjtin fajtor që e kanë zbuluar edhe shumë gra të tjera para saj: burri. Shumica e grave amerikane sot punojnë; më shumë se dy të tretat e nënave me fëmijë në moshë shkolle janë të punësuara jashtë shtëpisë. Shumë prej tyre tashmë fitojnë më shumë se sa bashkëshortët; në çifte me të ardhura nga të dy, rreth një e treta e grave paguhen më mirë se sa burrat. Por pavarësisht kësaj, studimet tregojnë se bëjnë pjesën e luanit, ose më saktë, pjesën e luaneshës, sa i përket punëve të shtëpisë: diku mes shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë për qind. Nëse ato kanë fëmijë, pjesa më e madhe e kujdesit për fëmijët bie mbi ta. “Megjithëse burrat sot natyrisht kalojnë më shumë kohë duke u përkujdesur për fëmijët e tyre dhe po bëjnë më shumë punë të përditshme,” shkruan Schulte, “ende këto punë janë vetëm sa gjysma e atyre që bëjnë gratë në mënyrë rutinë.” Nuk është për t’u habitur, thotë ajo, se gratë kanë shumë më tepër gjasa se sa burrat të shfaqin “stres kronik dhe ndjesinë se jeta është jashtë kontrolli.”

Schulte shënjestron për sulm të posaçëm dy burra. Ata janë Pat Buchanan, i cli, si këshilltar për Richard Nixon herët në vitet 1970, e bindi presidentin të vendosë veton për një ligj gjithëpërfshirës për kujdesin ndaj fëmijëve, dhe bashkëshortin e saj, të cilit i referohen vetëm si Tom (por për të cilin një kërkim i shpejtë në Google nxjerr se bëhet fjalë për korrespondentin e NPR Tom Boëman). Tom as nuk e di se ku është zyra e dentistit të fëmijëve të tij. Ai nuk i merr ata pothuajse kurrë për t’i vizituar te pediatri. Ai “supozohet se ka për detyrë të bëjë blerjet e përditshme”, por ai refuzon të marrë listë dhe shpesh kthehet pasi ka harruar të blejë gjëra të nevojshme si letër higjenike. Një mëngjes Ditën e Falënderimeve, kur Schulte po përgatit një darkë me shumë gatime për tetëmbëdhjetë vetë, Tom rrëmben një koli me gjashtë birra nga frigoriferi dhe ikën për te shtëpia e shokut të tij Peter. Kjo pakujdesi në kohë pushimes shkakton një krizë, për të cilën Schulte pretendon se është teraupike dhe rrjedhimisht sjell një shpërndarje më të barabartë të punëve të përditshme të shtëpisë. Sa i përket se pse-së, thellë në botën e “mbingarkesës”, ajo ka zgjedhur të gatuajë një darkë të bollshme për tetëmbëdhjetë vetë, ajo nuk jep shpjegime të mirëfillta.

Kjo është pjesa e dytë e shkrimit “Nuk kemi kohë! Si ndodhi që ne u bëmë kaq të mbingarkuar?” 

Pjesa e tretë:

Shumë herë më të pasur dhe po aq të mbingarkuar me punë…

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>