nga Admin

24 Tetor, 2012

Te ushqehemi drejt sipas grupeve te gjakut, Peter D'Adamo

Libri që po ju prezantojmë synon t’ju prezantojë pikërisht me arsyet shkencore dhe rëndësinë e të ushqyerit më të mirë që përputhet me grupin tuaj të gjakut. Libri “Të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut” ka disa vite që është në qarkullim, por kjo nuk e bën më pak të rëndësishëm për shëndetin!

Te ushqehemi drejt sipas grupeve te gjakut, Peter D'AdamoDr. Peter J. D’Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku.

Që nga azma deri te dhimbjet e fytit, që nga kanceri deri te tromboza, ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri.

“Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut”, që në momentin e daljes e për tre vjet rresht, ka qenë në krye të listës së bestsellerëve më të njohur ndërkombëtarë. Libri është përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës dhe në vitin 1999, nga shoqata e analistëve të korporatave ushqimore, është cilësuar si një ndër 10 librat më ndikues mbi shëndetin që është shkruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Për këtë vepër, Dr. D’Aamo është zgjedhur më 1990 fizikanti i vitit, ndërkohë që seria në vazhdim e këtij libri, së bashku me “Të gatuajmë drejt sipas llojeve të gjakut” dhe “Të jetojmë drejt sipas llojeve të gjakut” përbën sot një fenomen të pashoq me përmasa ndërkombëtare.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>