nga Admin

11 Dhjetor, 2012

Prec Zogaj portret

Konkursi 

Prec Zogaj portretPoeti shqiptar Preç Zogaj është renditur i treti në konkursin letrar “Ballkanika”, që këtë vit u mbajt në Veliko Ternovo të Bullgarisë. Fitues u shpall shkrimtari turk Nedim Gyrsel, për romanin e tij “Engjëlli i Kuq”. Romani u cilësua si një vepër tepër e rëndësishme që përshkruan ndryshimet e mëdha të shekullit të kaluar në Europë dhe në Turqi. Morën pjesë në konkurrim shkrimtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Greqia, Rumania dhe Shqipëria. Vendi ynë u paraqit me shkrimtarin, poetin dhe publicistin Preç Zogaj, me vëllimin e tij me poezi “Ngjarje në tokë”. Poezia e Preç Zogajt u cilësua si poezi e një niveli tepër të lartë, e cila trajton tema universale si ekzistenca dhe kondicioni human, me stil origjinal, figuracion të pasur e elegant. Ky ishte i vetmi vëllim me poezi që konkurronte ndaj disa romaneve, ndaj vitin e ardhshëm konkursi do të fokusohet vetëm tek poezia, për të pasur një vlerësim të drejtë e të niveluar.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>