Petro Marko, përkthehet në rumanisht

0
903

Në 100-vjetorin e shkrimtarit, një simpozium kushtuar veprës së tij

Safo & Petro MarkoPetro Marko tashmë mund të lexohet dhe në rumanisht. Marius Dobresku, përkthyesi i njohur i letrave shqipe, ka përkthyer në gjuhën rumune, veprën në prozë “Njerëz dhe ujqër”. Promovimi i këtij libri në gjuhën rumune është shoqëruar me një simpozium kushtuar jetës dhe veprës të këtij shkrimtari të njohur shqiptar, në kuadër dhe të 100-vjetorit të lindjes, i cili u mbajt në kryeqendrën e krahinës së Oltenisë, në Krajova të Rumanisë. Për Dobreskun, jeta e Petro Markos është një pasqyrë e komunizmit në Shqipëri. “Shorti i këtij shkrimtari të talentuar ilustron më së miri karakterin vrasës të komunizmit shqiptar, të komunizmit në përgjithësi: gjithmonë dhe kudo, regjimi likuidoi në radhë të parë fëmijët e vet, ata idealistë që mendonin se ëndrra për një shoqëri më të mirë mund të bëhet realitet. Shqipëria është një shembull domethënës në këtë kuptim: duke filluar nga shokët e luftës antifashiste, e duke përfunduar me kryeministrin Mehmet Shehu, Enver Hoxha likuidoi një brez të çmuar pjesëmarrësish në luftën antifashiste, intelektualë, shkrimtarë etj. Coperta Oameni si lupi - Petro Marko.cdrPetro Marko ishte një nga viktimat”, tha Dobresku gjatë fjalës së mbajtur në këtë simpozium.  Duke folur për jetën plot peripeci e drama të këtij shkrimtari, Dobresku u shpreh se “vepra e tij jetëgjatë tejkaloi qartazi peizazhin letrar të kohës. Është një vepër e cila, me siguri, do të mbetet në vite, si dëshmi e talentit dhe forcës shprehëse të këtij krijuesi të denjë”. Që në fillim të daljes në dritë, tregimet e Petro Markos gjetën vlerësimin e lexuesit rumun. Në kumtesën e tij, studiuesi i letërsisë, dr. Luan Topçiu, u shpreh se: “Duke qenë një nga pjesëmarrësit në Luftën Civile të Spanjës (1936-1939), duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me letërsitë dhe gjuhët perëndimore, Petro Marko ka qenë i mbushur me frymën e kohës dhe nga disa modele kulturore europiane, që kanë pasur një short të ngjashëm. Ishte pikërisht kjo frymë perëndimore që nuk u tolerua nga komunizmi  në Shqipëri, i cili, nuk  fali as veprën e tij, por as vetë shkrimtarin”. “Marko hapi ulli të reja në prozën shqiptare, prozë e asfiksuar nga metoda zyrtare e realizmit socialist, duke i thyer normat e kësaj metode, me fuqinë e fjalës, me lirizmin e tij, me frymëmarrjen e lirisë, që e bëjnë prozën e tij të pëlqyer dhe të lexueshme dhe sot e gjithë ditën”, tha Topçiu.

KonferencaNë këtë aktivitet, kushtuar kujtimit të Petro Markos, organizuar nën patronazhin e shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, morën pjesë deputetja Oana Manolesku, si dhe një audiencë e interesuar e përbërë nga shkrimtarë, njerëz të kulturës, gazetarë etj. Aktiviteti u ndoq me interes nga të pranishmit, që manifestuan interes për të mësuar sa më shumë detaje rreth letërsisë shqiptare, rreth krijimtarisë së Petro Markos dhe aspekte të tjera të kulturës shqiptare. Ngjarja u transmetua nga dy stacionet televizive lokale, si dhe nga gazetat më të rëndësishme lokale.