15 Mars, 2019

Nga autori i kryeveprës Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, romani Obelisku i Zi është një klasik mbi jetën e trazuar të Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore.

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Një poet, Ludoviku shpejt ndjen ndryshimet e forta në atdheun e tij, brutalitetin e sjellë nga inflacioni. Kur ai bie në dashuri me të bukurën por gjithashtu shpirtrazuarën Izabel, Ludovigu shpreson se ka gjetur shpirtin që do t’i japë atij shpëtimin – personin që do ta shpëtojë atë nga fiksimi për të gjetur kuptim në një botë të shkatërruar  nga lufta. Dhe këtu mbërrin një ditë në jetën e çdo njeriu kur ai duhet të zgjedhë të jetojë – pavarësisht historisë dominuese që në mënyrë të tmerrshme përsërit vetveten.

“Bota ka një shkrimtar të madh te Erih Maria Remark. Ai është një zanatçi i rangut të lartë, një njeri që e përkul gjuhën përballë vullnetit të tij. Pavarësisht nëse ai shkruan për njerëz apo për natyrën pa shpirt, prekja e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt.” —The New York Times Book Review

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>