21 Korrik, 2019

Një tablo me këtë titull varet sot te muzeu i Sigurimit në Tiranë, i njohur si Gjethi. Tabloja mbart një histori që pasqyron një realitet të hidhur të kohës së komunizmit si dhe që është bërë burim frymëzimi për një roman.

Më 16 tetor 1978, Shqipëria po festonte ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha. Diktatori stalinist pati ndërtuar një kult individi dhe adhurohej si perëndi. Nëpër shkolla nxënësit detyroheshin të këndonin këngë në nder të tij duke uruar jetëgjatësi ndërsa nëpër ndërmarrje, ceremoni të stilit fetar mbaheshin para portreteve të tij.

Në të njëjtën datë, në Romë, një kardinal polak me emrin Karol Józef Wojtyła u bë papë me emrin Gjon Pali i Dytë. Emërimi i tij papë ishte i pazakontë. Ai vinte nga një vend komunist dhe ishte i njohur për aktivitetin e tij antikomunist.

Shqipëria e kohës së komunizmit kishte një rrjet propagande të njohur si “Ndërmarrja e Dekorit”, e cila ishte përgjegjëse për të pikturuar parrulla që shkruheshin nëpër mure apo vendoseshin nëpër pankarta në sheshet kryesore të qyteteve shqiptare për të përçuar mesazhet propagandistike të partisë te çdo kalimtar në rrugë.

Vonë në mbrëmjen e 16 tetorit, një shi i furishëm shpëlan germat e sloganeve të shkruara nga ndërmarrja e dekorit me të kuqe të thellë. E kuqja ishte një ngjyrë e parapëlqyer për sloganet pasi përçonte në kohë simbolin e gjakut të derdhur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga partizanët. Por fakti ishte që boja e kuqe u shkri, rrodhi poshtë përgjatë bezes së pankartave dhe dha një sinjal të keq për kalimtarët që e kanë të nesërmen në mëngjes.

 A ishte kjo dora e Zotit, te i cili komunistët nuk besonin? A ishte një sinjal i dhënë nga papa i ri antikomunist?

Për oficerët e policisë sekrete, kishte vetëm një shpjegim. Boja e shplarë në parrulla nuk mund të ishte gjë tjetër se sa një sabotazh nga armiqtë.

Këtu fillojnë telashet e Sulejmanit, një piktor i punësuar në ndërmarrjen e dekorit të Tiranës.

Sulejmani është njeriu i shënjuar sepse ai gjendet në anën tjetër të llogores së luftës së klasave, të konceptuar dhe zbatuar me fanatizëm nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai ndjen se është shënjestruar si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin në Edmond. Ai bën gjithashtu një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo e shihet si një arsye tjetër se pse Sulejmani duhet të ndëshkohet. Një roman mbi jetën nën diktaturë dhe absurdin në të cilin njeriu i zakonshëm nën tirani. Provat nuk kanë rëndësi dhe çfarë ke bërë apo nuk ke bërë gjithashtu është irrelevante. Diktatura ushqehet në këtë mënyrë.

Romani Epika e Yjeve të Mëngjesit nga Rudi Erebara u shpall fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2017. Sipas autorit, “Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>