25 Qershor, 2021

Novela guximtare dhe trullosëse e François Mauriac është një portretizim i paharrueshëm i gruaje të komplikuar dhe magjepsëse, e cila është zënë në kurthin e jetës së provincës.

Terezë Deskeiru është kryevepra e nobelistit Mauriac, publikuar për herë të parë në vitin 1927 dhe që është në vijimësi të traditës letrare franceze të nisur nga Madame Bovari.

Terezë Deskeiru del e pafajshme në një gjykatë, ku ishte akuzuar se tentoi të helmonte të shoqin. Që të gjithë e dinin se ajo u përpoq ta helmonte por nderi i familjes ishte më e rëndësishme se sa e vërteta. Ndërsa po udhtonte për në shtëpi nga pyjet e rënda të Argelouse, Tereza sheh pas te martesa e saj që nuk i solli asgjë veç zymtësisë dhe sikleteve ndërsa pyet veten nëse ajo me të vërtetë i shpëtoi ndëshkimit apo telashet vetëm sa kishin nisur. Kjo është novela e cila është bërë film dy herë.

François Mauriac lindi në Bordo më 1885. Ai i braktisi studimet universitare për t’iu përkushtuar shkrimit dhe publikoi një përmbledhje me poezi Les Mains jointes më 1909. Ai u martua më 1913 dhe u mobilizua në ushtri një vit më vonë ku punoi me skuadrën ndihmëse mjekësore në Frontin e Selanikut. Romani i tij i parë erdhi në vitin 1922 Le Baiser au lepreux (Puthja e leprozit). Vepra e tij më e famshme, Terezë Deskeiru, u publikua më 1927. Ai u zgjodh anëtar i Akademisë së Francës më 133 ndërsa më 1952 mori çmimin Nobel në letërsi. Ai vdiq në Paris më 1970.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>