14 Shkurt, 2023

Aktualisht Shën Valentini festohet si dita e të dashuruarve në pjesën më të madhe të botës. Origjina e kësaj feste ka mbetur gjithsesi një mister i pazgjidhshëm.

Shën Valentini erdhi sërish te ne. Është koha për darkë nën dritën e qirinjve dhe kuti ëmbëlsirash në formë zemre. Të shikuarit të komedive të vjetra romantime nën shoqërinë e një shisheje me verë.

Është një festë shumë e bukur, ndoshta më e bukura e të gjitha festave. Por nga vjen? Dhe për më shumë, a ka rëndësi se nga vjen?

Njerëzit kanë vrarë mendjen për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje për një kohë të gjatë dhe gazetat vazhdimisht bëjnë zbulime të reja. Më 1852, gazeta Neë York Times e quajti këtë çështje “një nga misteret që është i dënuar të mos zgjidhet dot kurrë.”

Teoria e parë është që festa mund të ketë rrjedhur nga Bakanalja romake. Në Romën e Lashtë, rreth kësaj kohe sipas kalendarit të vjetër, ishte festivali i Luperkaljas, një rit i mbushur me verë dhe i dedikuar pjellorisë, në të cilin burrat dhe gratë në Romë gjenin njëri-tjetrin.

Luperkalja u festua për shekuj dhe shekuj me radhë deri sa Perandoria Romake u bë më pak pagane dhe më shumë kristiane. Festa u transformua në këtë mënyrë, duke u bërë edhe më pak seksi. Ajo iu dedikua Shën Valentinit. Noel Lenski, një historian në universitetin e Jellit i tha Radios Kombëtare Publike amerikane më 2011 se festivali ishte i njohur për shumë paturpësi dhe nuditet deri sa Papa Gelasius i I-rë e bëri festë kristiane diku në shekullin e pestë.

“Ishte një festë pijanecësh, por të krishterët i veshën rrobat,” shkroi Lenski. “Kjo nuk e ndaloi që festa të jetë për lindshmërinë dhe për dashurinë.”

Sa i përket Shën Valentinit, për të ka me të vërtetë shumë pak informacion të besueshëm. Ndoshta festa përkujton dy shenjtorë të ndryshëm që kishin të njëjtin emër. Por historitë e të dyve nuk ngjajnë shumë romantike.

Sipas një rrëfenje popullore, Shën Valentini i parë u arrestua nga Perandori Klaudius pasi refuzoi urdhrin e tij që ndalonte martesat e ushtarëve romakë.

Ai u ekzekutua më vonë për zellin e tij fetar, një vdekje që romakët vendosën ta festojnë.

Por ka një teori tjetër që flet shumë ndryshe. Sipas saj, Shën Valentini është një mundësi për të festuar fillimin e pranverës dhe mundësive për riprodhim që jep një mot më i ngrohtë.

Jack B. Oruch, një profesor anglez i Universitetit të Kansasit, e studioi ditën e Shën Valentinit si pjesë të kërkimeve të tij për poetin anglez Geoffrey Chaucer. Sipas mendimit të tij, Chaucer ishte burimi i të gjtiha ideve moderne mbi Shën Valentinin.

Argumenti i tij bazë është që para poezive të tij të shekullit të katërmbëdhjetë, “Parlement of Foules” (Kuvendi i budallenjve) dhe “The Complaint of Mars” (Ankesat e Marsit), nuk ka kurrfarë reference historike që një festë e tillë të ketë ekzistuar.

Poeti ka gjasa që ka zgjedhur Shën Valentinin jo për shkak të ndonjë historie me shenjtorin se sa për shkak se emri i tij tingëllon në mënyrë poetike. Së paku në krahasim me shenjtorët e tjerë të datës 14 shkurt. Emrat e tyre: St. Scholastica, St. Austrebertha, St. Eulalia and St. Eormenhild. Chaucer i këndoi datës 14 shkurt për shkak se britanikët e shekullit të 14 mendonin se këtu niste pranvera, zogjtë fillonin të çiftoheshin dhe bimët fillonin të çelnin.

Kjo është një rrëfenjë shumë bindëse, por edhe autori vetë e dinte se është e vështirë të sfidosh histori popullore që lidhen më shumë me dashuri dhe seks nga koha e Romës së Lashtë.

Pavarësisht se nga e si ka ardhur, Shën Valentini konsiderohet shumë i rëndësishëm për shkak se “është nata ku kuptime më të thella në pjesën më primitiive të trurit lidhen me atë që ti dëshiron,” shkroi Helen Fisher, një antropologe në universitetin Rutgers.

Ajo shton se nevoja për dashuri “është një sistem bazë në tru që ka evoluuar miliona vite më parë,” shumë përpara Luperkaljas.

“Kjo është një periudhë kur ti rivlerëson veten në gjendjen ku je,” tha ajo, veçanërisht nëse je vetëm. “Kjo është një ditë kur ti refpekton se çfarë dëshiron të bësh dhe të kesh.”

Kjo është edhe një ditë kur shpenzohen shumë para. Restorante, rroba, libra, bileta kinemaje, lule dhe pije. Praktikishit është një ditë e shënuar në kalendarin e bizneseve po aq sa edhe në kalendarin e të dashuruarve.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>