25 Maj, 2021

Okakura Kakuzō, pseudonim i Okakura Tenshin, (1863 – 1913), ishte një kritik arti që pati një ndikim të madh në artin modern të Japonisë. Ai u diplomua në Universitetin Perandorak të Tokios më 1880 dhe më pas u takua me Ernest Fenollosa, një kritik arti amerikan dhe piktor amator, i cili, ndërsa jepte leksione në Universitetin e Tokios, ishte bërë një zë i fuqishëm në mbrojtje të formave tradicionale të artit të Japonisë në një kohë kur vendi po përjetonte modernizim dhe Perëndimorizim të njohur si periudha e Meiji.

Nën ndikimin e tij, Okakura punoi drejt riedukimit të popullit të Japonisë për vlerësimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Ai ishte një nga themeluesit kryesorë të Shkollës së Arteve të Bukura në Tokio, e cila u hap më 1887 dhe më vonë u bë drejtor i saj. Më vonë ai filloi të udhëtojë jashtë vendit dhe për disa vite u bë mbarështues i Departamentit të Artit Oriental në Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit. Entuziazmi i tij për artin tradicional japonez e shtynë atë të mburrte artin Oriental përkundrejt artit Perëndimor. Shumë nga veprat e tij, të tilla si Idealet e Lindjes (1903), Rilindja e Japonisë (1904) dhe Libri i Çajit (1906), u shkruan në anglisht në mënyrë që të përhapnin idetë e tij nëpër botë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>