13 Qershor, 2020

“Të gjithë ne një ditë kemi një vizion mbi ekzistencën tonë si diçka unike, e patransferueshme dhe shumë e çmuar. Vetëzbulimi është mbi të gjitha të kuptuarit që ne jemi vetëm: është e çara në një mur transparent të pakuptueshëm të ndërgjegjes sonë i cili ndan botën nga vetja jonë.

Ky zbulim ndodh pothuajse gjithmonë gjatë adoleshencës. Vetëzbulimi është mbi të gjitha të kuptuarit që ne jemi vetëm dhe kjo është e vërtetë në kuptimin që ne ndjejmë vetminë tonë pothuajse sapo ne lindim por fëmijët dhe të rriturit mund ta kapërcejnë vetminë e tyre përmes lojërave apo punës.

Gjithsesi, adoleshenti vërtitet mes fëmijërisë dhe rinisë, duke ndaluar për një çast para pasurive të pafundme të botës. Ai është i mrekulluar nga fakti i qenies së tij, dhe ky mrekullim e shtyn atë të reflektojë: ndërsa afrohet te lumi i ndërgjegjes, ai e pyet veten nëse ai përballet me atë që shfaqet aty, e shformuar në ujë. Mëvetësia e qenies së tij, e cila është një ndjesi e pastër mes fëmijëve, bëhet një problem dhe një pyetje.

Shumë nga e njëjta gjë i ndodh kombeve dhe njerëzve në një moment kyç të zhvillimit të tyre. Ata pyesin veten: çfarë jemi ne, dhe si mund të plotësojmë detyrimet ndaj vetvetes kështu siç jemi? Përgjigjet që ne i japim këtyre pyetjeve shpesh besohen në histori, ndoshta për shkak se ajo që quhet “gjenialiteti i njeriut” është vetëm një set reagimesh ndaj një ngacmimi të caktuar. Përgjigjet ndryshojnë në situata të ndryshme, dhe nga karakteri kombëtar, i cili mendohet se është i pandryshueshëm, por që ndryshon.”

Fragment nga eseja Labirinti i vetmisë.

Octavio Paz (1914-1998) ishte poet dhe aktivist politik meksikan. Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi më 1990. Labirinti i vetmisë u shkrua në Paris në muajt pas Luftës së Dytë Botërore ku Paz shërbente si diplomat i Meksikës në Francë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>