Nobelistët: Svetllana Aleksievic

0
144

Më poshtë po rendisim një listë të veprave të autores nobeliste Svetllana Aleksieviç, të cilat mund t’i gjeni në librarinë tonë:

  1. Lutja e Çernobilit, kronikë e së ardhmes, Svetllana Aleksieviç

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Lutja e Çernobilit, kronikë e së ardhmes, Svetllana Aleksieviç

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/5574-lutja-e-cernobilit-svetllana-aleksievic.html

2. Lufta nuk ka fytyrë gruaje, Svetllana Aleksieviç

Lufta “grarishte” ka ngjyrat e veta, aromat e veta, ndriçimin e vet dhe hapësirën e vet të ndjenjave. Fjalët e veta. Në të nuk ka heronj dhe veprime të pabesueshme, por thjesht njerëz, të cilët kryejnë veprime njerëzish jonjerëzore.

Lufta nuk ka fytyrë gruaje, Svetllana Aleksieviç

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/5113-lufta-nuk-ka-fytyre-gruaje-svetllana-aleksievic.html

3. Kohë e dorës së dytë, Svetllana Aleksieviç

Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha me të cilën flet me fëmijët e vegjël; gjuha me të cilën flet për dashurinë… Veç këtyre është edhe gjuha me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten. Çfarë dëgjon në rrugë është ndryshe nga çfarë dëgjon në punë apo nëpër udhëtime. Fjalët, po e po që ndryshojnë, por seç ka edhe diçka tjetër. Njeriu, madje, ndryshe flet në mëngjes e ndryshe në mbrëmje.

Kohë e dorës së dytë, Svetllana Aleksieviç

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/nobelistet/5729-koha-e-dores-se-dyte-svetllana-aleksievic.html