Njoftim: Zhvendoset libraria, vazhdon shërbimi online!

50
4205

Përshëndetje miq të nderuar,

Faqja kryesore e librarise ShtepiaeLibrit.comJu njoftojmë se gjatë muajit prill 2013 kemi zhvendosur librarinë tonë fizike në Tiranë dhe nuk jemi më të pranishëm te adresa e vjetër pranë ish-Kinema 17 Nëntorit. Ndonëse libraria fizike qëndroi e hapur aty për plot tre vite kostot e larta të operimit dhe ekonomia e dobët na detyruan të zhvendosemi.

Tani jemi zhvendosur plotësisht pranë zonës së Tiranës së re. Në vazhdim do përqendrohemi kryesisht vetëm te ofrimi i shërbimeve tona nëpërmjet faqes online: ShtepiaeLibrit.com

Nuk kemi vendosur ende nëse do të mbajmë një orar zyrtar për librarinë, por gjithsesi do jemi vazhdimisht të disponueshëm për klientët, autorët, furnitorët dhe të gjithë të interesuarit nëpërmjet:

Email: admin@shtepiaelibrit.com
Cel:  Gjergji 0662050438 / Elvisi – 0686052510

Librat mund t’i porosisni direkt nga faqja jonë si zakonisht.

Shihni udhëzuesit tanë këtu!

Libraria ShtepiaeLibrit.com është tashmë në vitin e shtatë të operim online dhe gjatë vitit 2015 synojmë ta përmirësojmë edhe më tej shërbimin tonë (veçanërisht për klientët tanë brenda Shqipërisë).

Adresa e re është si më poshtë:

Libraria ShtepiaeLibrit.com
Rruga Nikolla Lena, Kulla 7 Kati 3, 
Te pallatet te Ish-Ekspozita,
Tiranë, Shqipëri.
  • Migena Binjaku

    Pershendetje!Jam e interesuar per librin Boset e dollarit.A e dispononi?

    • Pershendetje Migena, ju faleminderit per interesimin. Aktualisht nuk e disponojme kete liber. Ju falemindert!

  • besmir

    pershendetje.
    Ku mund ta gjej planin mesimor 2016-2017 per fiziken11 botuar nga pegi.

    • Pershendetje,
      ju faleminderit per interesimin. Ne nuk disponojme libra shkollore nga ky botues, ndaj ju lutem kontaktoni drejtperdrejte me botuesin.
      Ju faleminderit per mirekuptimin!

  • Ilia Ago

    Pershendetje,
    jam i interesuar per libra elektronike per femije. Bera rregjistrimin por nuk e di nese e keni opsionin e shkarkimit te librave ne format *.mobi apo *.pdf. Nese po, ju lutem me thoni si shkarkohen. Faleminderit

  • abdyl hajrullahu

    Pershendetje, jam i interesuar te blej libra nga Regjep Qosja, smunda te gjej se ju shitni, a do te keni ne dizposicion me frik? falemnderit Abdyl Hajrullahu

  • martina

    a ka ndonje liber ne preher te gjyshes

  • Xheni

    Pershendetje , jam e interesuar te di nese libri “Iluzione ne sirtar” i shkrimtarit Fatos Kongoli mund te gjendet dhe ne gjuhen angleze pasi do te deshiroja te mund t’ja beja dhurate nje personi te huaj . Nese po, si mund ta porosis ?

    Ju faleminderit
    Xheni

    • elvisi

      Pershendetje Xheni,

      ju faleminderit per interesimin. Ne e disponojme vetem ne shqip. Na vjen keq qe nuk ju ndihmojme dot me shume.

  • Drita

    Pershendetje,

    jam duke e kerkuar nje liber shume te vjeter…. “Ne preher te gjyshes” nga Anton Qeta. A keni mundesi ta gjeni kete liber qe te mund ta porosis permes jush?

    Faleminderit shume
    Drita

    • elvisi

      Pershendetje Dita, nuk kemi asnje informacion per kete liber, rrjedhimisht edhe nuk ju ndihmojme dot. Gjithe te mirat.

  • Pershendetje Albert,

    duke qene se jemi vetem libari, pra nuk botojme libra, ju sugjerojme te gjeni nje botues ose shtypshkronje qe mund t’ju pergjigjet me kerkesat tuaja.

    Admini

  • Pershendetje Anita,

    na vjen keq por nese nuk eshte ne faqe nuk e disponojme.

  • sihana

    Pershendetje,

    E keni librin ”Babai i pasur, babai i varfur” se e kerkoj gjithandej por spo mundem ta gjej. Faleminderit

    • elvisi

      Pershendetje,

      ky liber u be goxha kohe qe ka mbaruar dhe botuesi nuk e ka ribotuar me ose te pakten duhet te pranojme qe nuk kemi marre dot me kopje.

  • Xheni

    Pershendetje, doja t’ju pyesja a e keni kete Roman.

    Perfume The story of a murder

    Port te perkthyer ne shqip ?

    http://www. dvd-collector .org /wp-content/ uploads/perfume.jpg

    • elvisi

      Pershendetje xheni,

      ju faleminderit per interesimin por nuk e disponojme si film, ndonese eshte edhe nje nga romanet & filmat tane me te preferuar.

      • Ne fakt un e doja roman se film e kam, është edhe në site shqiptare me titra shqip. Gjithsesi faleminderit .

        • elvisi

          Po si liber eshte i disponueshem. Mund ta gjeni ketu: Parfumi

          • Shume faleminderit elvis, kur te kvij ne tr do te kaloj nga libraria .

  • albana

    Jam nje studente e masterit shkencor finance. Po pergatis temen ne lidhje me shitjet online . Nqs ka mundesi mund te dergoj 2 pyetesor nje per ju , dhe nje per klientet tuaj.
    Me respekt Albana.

    • elvisi

      Pershendetje Albana,

      ju faleminderit per interesimin. Koha eshte e cmueshme dhe nuk ju premtojme dot nese do kemi mundesi t’i plotesojme, por gjithesesi mund te na i dergoni te adresa jone admin (@) shtepiaelibrit.com dhe mund t’ju pergjigjemi qe aty. Ju faleminderit.

  • Meqe skam kart krediti si mund te blej libra

  • Visi

    Pershendetje …. A mundet ato qe nuk kane nje karde krediti te porosisin me ane te libraries tuaj libra jashte vendit ? ( qe libraria juaj nuk I disponon ) Nese keni mundesi me ktheni nje pergjigje

    Ju falenderoj

  • majla

    A eshte i mundur botimi i librit ”ASKI MEMNU” i shkrimtarit turk Halid Ziya Usakligil ne shqip? Ju faleminderit!

    • era

      Ky ehte nje liber shume i bukur dhe interesant. Edhe mua do tr me pelqente te botohej ne shqip.

    • elvisi

      Pershendetje Majla,

      kjo varet nga botuesit. Ne jemi thjesht nje librari qe ofron libra 🙂

  • Libraria fizike eshte aktualisht e mbyllur per klientet, pra nuk kemi nje orar zyrtar, pervec orareve kur jemi duke punuar vete.

  • Pershendetje,

    ju faleminderit per interesimin. Librin mund ta gjeni ketu: http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/historia-shqiptare/1137-bajroni-ne-shqiperi-kristo-frasheri.html

  • buar ibriqi

    pershndetje jam intresuar per librin Bajroni per Shqiptaret nga autori Kristo Frashri

  • MK Architecturestudio

    ju lutem na adresoni pak me saktesisht se ku ndodheni dhe ne cfare ore mund t iu vizitojme? flm

  • Dea

    Pershendetje!Ju lutem me thoni pak me hollesisht si mund te porosisim nje liber tek ju ne qe jetojme jashte Shqiperise ?

  • sonja

    pershendetje une jam 10 vjec me pelqejne librat nga me te ndryshmit .me shume me pelqejne librat me magji kam ederruar te jem nje magjistare . une kam shkrur nje liber me ane te nje filmi titullohet qyteti halluinit.aty perdorej shume magjia dhe me pelqeu ta bej

  • Jonida

    Eshte pak problem per ne shqipetaret qe jetojme larg Shqiperise per te qene ne kontakt me librin ne gjuhen shqipe. Por, ju mundesoni dergimin e librave me poste ne cdo adrese edhe jashte Shqiperise, apo gabohem?

  • Besa

    Pershendetje ShtepiaeLibrit jam nga Ks, jam e interesuar qe te blej libra por nuk e di nese vlen per Kosove, dmth nese transportohen ne Kosove? Flm

    • Pershendetje Besa,

      ju faleminderit per interesimin. Ne postojme ne te gjithe boten, dhe sigurisht qe postojme edhe ne Kosove. Mjafton te kryeni nje porosi nepermjet faqes tone dhe librat do t’ju vijne ne adresen tuaj.

    • Pershendetje Besa, ne dergojme ne te gjithe boten dhe jemi nga te para faqe shqiptare qe dergojne edhe ne Kosove prej 7 vitesh. Ju faleminderit per interesimin.

  • Hygerta Jupa

    Pershndetje,jam 1 autore 12 vjeqare me pelqen shum te lexoj libra te ndryshem a mund qe te tregoni sadopak per librin i cili eshte me i perfoluri dhe me i vjeter e kam fjalen per librin e Gjon Buzukut a mund qe te tregoni sadopak se per qka behet fjale…?

    • Pershendetje Hygerta, ne fakt ne web ka shume informacione per Mesharin e Gjon Buzukut qe besoj se do t’i permbushin me se miri kerkesat tuaja.

  • astrit

    fjala eshte per romanin boset e dollarit nga artur hejl

  • astrit

    jam nje lexues i rregullt,dhe doja te dija ne eshte e mundur nga
    ana e juaj te gjendet romani boset e dollarit e shkruajtur nga artur hejl

  • Eva

    Eshte perkthyer ne gjuhen shqipe Haruki Murakami 1Q84, libri 1 dhe 2?

  • ino

    po nga george bb martin ka ndonje perkthim ?

  • fjori

    Pershendetje,
    jam e interesuar per ndonje liber nga Dan Millman