7 Tetor, 2021

Abdulrazak Gurnah fitoi çmimit Nobel 2021 me motivacionin: “Për eksplorim pa kompromis dhe me me dhembshuri të pasojave të kolonializmit dhe fatin e regugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve.”

Komiteti i çmimit Nobel në Letërsi vendosi këtë vit ta dërgojë medaljen më të famshme për këtë fushë në kontinentin afrikan te shkrimtari Abdulrazak Gurnah nga Zanzibari.

Lindur në vitin 1948, Gurnah ka jetuar në Britaninë e Madhe që nga viti 1960 kur ka mbërritur si refugjat dhe ka publikuar dhjetë romane si dhe një numër tregimesh të shkurtra. Komiteti i Nobelit tha se tema e vështirësive të përjetuara nga refugjatët shfaqet shpesh në veprat e tij.

Gurnah do të marrë medaljen dhe një shpërblim financiar prej 10 milionë koronash suedeze (afërsisht 1 milionë euro).

Komiteti ia doli edhe kësaj here të nxjerrë blof edhe hamendësimet më të rafinuara të ekspertëve. Gurnahnuk gjendej në listat e gjata me kandidatë potencialë. Gurnah nuk rezulton të ketë libra të botuar në gjuhën shqipe deri tani.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>