2 Korrik, 2024

Gazeta amerikane i rekomandoi lexuesve të vet disa nga librat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare. Ja cilët janë këto libra…

Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar në një gjeneratë, ishte një autor prodhimtar i cili shpesh gjeti mënyra për të kritikuar shtetin totalitar në të cilin jetonte, pavarësisht rreziqeve që sillte kjo. Shpesh, ai maskoi përbuzjen e tij duke folur për mite dhe me alegori.

Ndërsa punët e tij u përkthyen, fillimisht në frengjisht dhe më pas në shumë gjuhë të tjera, Kadare i ofroi Perëndimit një pamje të jetës në atë që ishte për shumë dhe shumë vite një shoqëri shumë e mbyllur, vendi i fundit në Evropë që hoqi qafe komunizmin. Ai vdiq në Tiranë të hënën në moshën 88 vjeç.

Kadare u ngrit në famë ndërkombëtare gjatë një prej kapitujve më të errët të Shqipërisë: diktaturës së Enver Hoxhës, tiranit komunist që vdiq në vitin 1985. Për dekada, Kadare jetoi në frikë. Ai  eci me kujdes mbi një vijë të hollë, duke alternuar kritikat me lavdet për regjimin.

Me raste ai ishte i  lartësuar. Me raste, i ndaluar. Në mes të viteve 1980 atij iu desh të trafikojë jashtë vendit dorëshkrimet e tij.

Dhe sërish, shqiptarët u gësuan për të – brenda dhe jashtë vendit. “Vështirë se ka ndonjë shtëpi në Shqipëri pa një libër të Kadaresë,” shkroi David Binder në vitin 1990, pak pasi Kadare u arratis për në Paris.

Kadare është përfolur shpesh si kandidat për Çmimin Nobel. Disa e kanë krahasuar me George Orëell, të tjerë me Franz Kafka apo me Gabriel García Márquez dhe Milan Kundera — të cilët shpesh përdorën metaforën, humorin dhe mitin për të publikuar rrëfenja kritike ndaj pushtetit shtetëror dhe kontrollit të dhunshëm.

Në vitin 2005, Kadare mori të parin Man Booker International Prize (tashmë International Booker Prize), i cili në atë kohë i jepej autorit për të gjithë veprën e tij dhe jo për një libër të caktuar.

“I vetmi akt i mundshëm rezistence në një regjim klasik stalinist ishte të shkruaje,” tha Kadare pasi fitoi këtë çmim.

Romanet e tij, të veshura me legjendë, të ngopura me satirë dhe shpesh të maskuara në metaforë, shpesh ofruan për lexuesit një dritare qartësie në psikologjinë e shtypjes.

“Shqipëria ka jetuar kaq e izoluar, kaq e varfëruar, kaq e mbytur pothuajse si një pasmendim i marsheve dhe kundërmarsheve të Lindjes dhe Pernëdimot dhe dukshëm me rezistencë, me një kod të lashtë për gjakmarrje dhe dhunë hakmarrëse,” shkroi Richard Eder për The Times më 2008. “Kadare na tërheq ne te e huaja dhe ne dalim prej saj të huaj ndaj vetes sonë.”

Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963)

Kadare u ngrit në famë ndërkombëtare në vitin 1970, kur romani i tij që të përndjek u përkthye në frëngjisht. Kritikët në Evropë e konsideruan atë një kryevepër.

Ngjarjet e romanit zhvillohen 20 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndjekin një gjeneral italian që është dërguar pas në Shqipëri për të zhvarrosur dhe riatdhesuar mijëra eshtra ushtarësh italianë. Vendi është kërcënues; italiani konsideron veten di shumë të rëndësishëm.

Ajo që fillon të duket si një alegori mbi superioritetin e Perëndimit kthehet në telash kur gjenerali injoron paralajmërimet e një prifti mbi kodet e lashta të sjelljes.

Prilli i thyer (1980)

Në këtë roman, Kadare ekzaminon dhunën, logjikën dhe kufizimet e gjakmarrjes. Një i ri merr hak për vrajsen e të vëllait. Pastaj ai ka 30 ditë kohë që të fshihet para se familja e kundërshtarit ta ndjekë atë për ta vrarë. Gjatë armëpushimit, fati i tij ndërthurret me një çift në muaj mjalti që kanë ardhur të vrojtojnë zakonet e fshatit malor shqiptar.

Kadareja nuk jep gjykime për zinxhirin e gjatë të vrasjeve, e cila godet fshatin në cikle të dhunshme që zgjasin dekada. Në vend të kësaj, ai kalon përmes ngjarjeve, si një rapsod në një rrëfenjë tragjike.

Pallati i ëndrrave (1982)

Romani është një kritikë subversive e autoritatizmit dhe erdhi pasi Kadare u degdis në një fshat të largët për shkak të një poeme që kritikoi Byronë Politike.

“Pallati”, me ngjarje të vendosura në Perandorinë Osmane, është një fantazi për një burrokraci të stërmadhe të përkushtuar për të mbledhur ëndrra. Kadare përshkruan një shtet që penetron nëpër ëndrrat e shtetasve të vet për të kapur shenja disidence – dhe për të raportuar më të rrezikshmit.

“Romani kalon përmes vëzhgimeve të vogla të përditshme, na vë në rehati ne përmes njëfarëlloj pranimi të ngjarjes dhe pastaj na trondit me një shpërthim të papritur të dhunës,” shkroi David R. Slavitt te The Times më 1993.

Ura me tri harqe (1978)

Kadareja udhëtoi pas në kohë – më 1377 – për të shkruar këtë roman të zymtë të hollë të vendosur në një periudhë tjetër të tensionuar për Ballkanin. Rrëfimtari, një murg shqiptar, shikon ushtritë turke që afrohen. Ndërsa ushtarët vijnë më afër, një urë rritet dhe erërat ndryshojnë drejtim.

Pasardhësi (2005)

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Ende sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes dhe dymbëdhjetë vjet pas rënies së rregjimit, pas hapjes së arkivave dhe pas anketave të pafundme, misteri ka mbetur krejtësisht i pazbuluar. Duke nisur nga një ngjarje reale, të cilës i ka dhënë përmasa universale, Kadare nëpërmjet “Pasardhësit” ka shtuar një personazh të ri, në familjen e arketipeve të mëdhenj të letërsisë botërore, Judës, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj.

“Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut, i cili lidhet me të parin, “Vajza e Agamemnonit”, nëpërmjet personazhit kryesor.

Muzgu i perëndive të stepës

Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit marrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve ’50 atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për “Vdekje në Venetik”, ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e “Muzgut”, shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.

Pasternaku është i vetëm përballë makinës sovjetike. Kadare, duke pasur kartë të bardhë për të kritikuar BRSS-në, me të cilin Tirana ka prerë çdo lidhje, mund të denoncojë cenet e sistemit, pa ngjallur zemërimin e hapur të kritikës shqiptare. Ja gjithë paradoksi i këtij romani, me të cilin shkrimtari i lejon vetes që, me një ton satirik, madje fort të hidhur, të kritikojë indirekt mekanizmin e qeverisjes së Shqipërisë, duke folur për Moskën.

Por edhe pse “politikisht korrekt”, meqenëse ai kritikonte Bashkimin Sovjetik hrushovian, romani priti disa vite para se të kishte fatin të shihte dritën e botimit. Titulli i tij, nën një maskë vagneriane a nuk të kujton djegien e një Ëalkurie socialiste? Formula “muzgu i perëndive të stepës” nuk do të mund të shërbente në vitet 1990 apo 1991 për ndonjë studim mbi shembjen e bllokut komunist?

Kur sunduesit grinden

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku.

Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>