3 Shkurt, 2017

Titulli: Princi – Politika dhe kodi moral
Gjinia: Filozofi
Autori: Niccolo Machiavelli
Shqipëroi: Arian Lleshi
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2003
Fq. 124
Pesha: 0.157 kg

A e dini se libri më i famshëm politik në histori qe në vetvete një aplikim për punë?!

Jo vetëm kaq, por Machiavelli, pasi e shkroi librin për të treguar se sa i aftë qe si zyrtar shteti, dështoi të bindë princin që ta marrë në punë.

Pavarësisht këtij dështimi, libri i tij i ka shërbyer njerëzimit për të kuptuar se si funksionojnë llogaritë e ftohta në kokën e një politikani, ndonëse nga ana tjetër, është e vërtetë se ky libër ka frymëzuar politikanët të mos njohin asnjë vlerë tjetër njerëzore përveç interesit politik të çastit.

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1513, Princi i Makiavelit është bërë libër i shumëshitur, i cili nuk ka dalë kurrë nga moda dhe që i ka dhënë jetë së fundmi një stili të ri letrar të quajtur “dramat makiaveliane” ku shkrimtarët shpjegojnë botën e pushtetit sipas leksioneve të Makiavelit. Një nga librat më të rëndësishëm të këtij stili është romani Gjueti Fronesh nga George R. R. Martin.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>