16 Tetor, 2013

sekrete-te-hapura-alis-munroTitulli: Sekrete të hapura (kopertinë e trashë)
Origjinali: Open secrets
Gjinia: Tregime
Autori: Alis Munro
Shqipëroi: Betim Muço
Shtëpia botuese: Equinoxes
Viti: 2007
Fq. 286
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-0-0798352-0-9

Komente mbi librin

“Ashtu si rrëfenjëse e gjallë, thellësisht mendjemprehtë, Zj. Munro është një endëse e paepur e fatit, zëri prej autori e së cilës shpërthen në letërsinë e saj si zëri i një Zoti që nuk mundet më të rrijë i heshtur.”

Xhon Apdajk

“Ajo është Çehovi ynë dhe do të mbijetojë ndaj shumë prej bashkëkohësve të saj.”

Sinthia Ozik

“Një nga shkrimtarët më të mirë të tregimit që punon tani… Sekrete të hapura është një triumf.”

Chicago Tribune

“I mrekullueshëm… Kur Munro shkruan në më të mirën e vet, ajo merr elementët e jetës së zakonshme… dhe i shndërron ato në diçka të mbinatyrshme e që të ngjall frikë.”

New Republic

“Një sens qartëpamës sigurie… i kthjellët, që të ngjall respekt dhe plot të papritura.”

Wall Street Journal

Mbi autoren

Alis Munro ka lindur në 1931 në Uingham, një qytet i vogël në Ontarion jugperëndimore, Kanada, në një familje fermerësh të vegjël. Ajo fitoi një bursë për në Universitetin e Ontarios Perëndimore, por e la shkollën para se të diplomohej për t’u martuar me shokun e saj student, Xhejms Munro.

Të dy ata lindën e rritën tre vajza dhe për disa vjet mbajtën një librari në Viktoria. Më pas ata u ndanë dhe Alis Munro u martua me Xherald Fremlin, një gjeograf. Ata jetuan në Klinton, Ontario, jo shumë larg nga qyteti i lindjes i Munros, Uingham, që prej viteve 1970.

Alis Munro është autore e një romani dhe gjashtë përmbledhjeve me tregime. Ajo ka fituar tre herë çmimin e Guvernatorit të Përgjithshëm, çmimi më i madh letrar në Kanada dhe çmime të tjera ndërkombëtare. Tregimet e saj janë botuar në revistat e njohura letrare si The New Yorker, Atlantic, Monthly dhe The Paris Review.

Lënda e subjekteve të Munros zhvillohet qartazi nga përvoja e saj. Ajo e ka shpjeguar në intervista të ndryshme se tregimet e saj nuk janë autobiografike, por ajo pretendon një “realitet emocional” të karaktereve të vet që është nxjerrë nga vetë jeta e saj.

Përvojat e jetës së Munro: të rriturit në një krahinë relativisht të varfër gjatë depresionit, njohja e rebelimit dhe idealizmit të adoleshencës, zbulimi i seksit, ikja nga shtëpia, provimi i vetes në universitet, rënia në dashuri, martesa, pasja e fëmijëve, divorci, puna për të jetuar dhe të dalurit mbanë në shumë e shumë marrëdhënie të ndërlikuara jetësore ushqejnë të gjithë letërsinë e krijuar prej saj.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>