10 Mars, 2022

E shkruar nga viti 1905 kryevepra e Natsume Sõsekit, „Unë jam një maçok“, është një satirë e marrëzisë së shoqërisë japoneze të klasës së mesme të lartë gjatë epokës „Meiji“.

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë.

Ngjarjet e romanit janë vendosur në Tokio, para Luftës së Parë Botërore.

Personazhi kryesor, maçoku (që në të vërtetë është vetë autori) endet nëpër lagje dhe mbledh biseda e histori të ndryshme. Ai ironizon pronarin e tij, marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten, fqinjët apo studentët, duke i përshkruar në situata tepër qesharake dhe alegorike shpesh herë ky roman perceptohet si një libër fund e krye i përshkruar nga humori i zi.

…dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm gjatë leximit, mund ta konstatoni veten si pjesë e subjektit të këtij libri, si një histori e mrekullueshme e satirës shoqërore, vëzhguar nga sytë e mprehtë të një maçoku.

Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.

Natsume Sõseki ka pohuar se për arritjet e tij i detyrohet shumë traditës letrare vendase. Kjo është e vërtetë sepse, me gjithë modernitetin e tyre, romanet e tij kanë një tingëllimë delikate të lirikës, që është unike vetëm në trashëgimë letrare japoneze.

Por në thelb romanet e tij janë në strukturën e realizmit modern, që në thelb është një zhanër letrar, i cili zuri rrënjë në letërsinë japoneze, mbas botimit të veprave të Sõsekit.

__ Encyclopedia Britanica

***

Karriera letrare e Sõsekit filloi në vitin 1905, kur ai shkroi romanin “Unë jam një maçok”, i cili i garantoi një sukses të madh tek lexuesit. Pak kohë më vonë ai botoi romanin “Botchan”, ku përveç admirimit të publikut pati edhe vlerësimin e kritikës letrare.

Natsume Sõseki, autor i njëzet romaneve, ka pasur një ndikim të madh në autorët bashkëkohorë japonezë, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

***

Natsume Sõseki lindi në vitin 1867 në Babashita dhe ishte fëmija i gjashtë. Ai erdhi në jetë kur mamaja e tij ishte dyzet vjeç, ndërsa babai pesëdhjetë e tri. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, atë e adaptoi një çift që nuk kishte fëmijë. Kur ishte tetë vjeç u ribashkua me familjen biologjike sepse çifti u divorcua.

Mbas përfundimit të shkollës së mesme në Tokio, ndoqi studimet e larta në “Tokyo Imperial University”  të cilat i përfundoi në vitin 1893, për gjuhë angleze. Qeveria japoneze i akordoi një bursë studimi në Angli, ndërsa në vitin 1903 u bë lektor i gjuhës angleze në Universitetin e Tokios.

Vdiq në vitin 1916.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>