nga Admin

9 Korrik, 2011

Vajza qe trazoi folene, Stieg Larsson (kopertina)

Vajza qe trazoi folene, Stieg Larsson (kopertina)Pjesa e tretë e Trilogjisë Millenium nga Stieg Larsson mbërriti për lexuesin shqiptar gjatë ditëve të fundit.

Romani me titullin: Vajza që Trazoi Folenë e Grerëzave vjen nga shtëpia botuese Dudaj nën përkthimin e Alina Karaullit.

Mbi librin

E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë.

Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë;  më e mira do ë ishte sikur të mbyllej në çmendinë. Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj dhe që nisi kur ishte vetëm 12 vjeçe, vazhdon ende.

Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t’i afrohet  së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t’i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin.

Nuk do të ketë kompromise.

Kapitulli i fundit i trilogjisë së Stieg Larsson-it, një nga rastet më të bujshme në botën e botimeve ndërkombëtare të viteve të fundit, është një përshkrim i mahnitshëm i shoqërisë së sotme në trajtën e një romani policor. Një roman emocionues për komplote të errëta dhe shërbime të fshehta të devijuara, që ngërthen ritmin e kohës sonë dhe zbulon se ku mund të çojnë perversitetet e një sistemi të sëmurë.

Një histori që, besnike ndaj shpirtit të autorit, rrëfen për dhunën kundër grave dhe për burrat që e bëjnë të mundur atë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>