10 Maj, 2021

Shkrimtarja dhe poetja Maya Angelou dhe austronautja Sally Ride, gruaja e parë amerikane që fluturoi në hapësirë, janë gratë e para që do të shfaqen në një seri monedhash çerek dollari që do të emetohen nga shtypshkronja e parasë së SHBA-së përgjatë katër viteve të ardhshme.

Kjo është mënyra e përzgjedhur nga Shtetet e Bashkuara për të përkujtuar gratë që kanë bërë histori në një fushë që është dominuar historikisht nga burrat.

Angeloi, e cila vdiq në vitin 2014 në moshën 86 vjeçare, njihet në veçanti si frymëzuese për shumë aktiviste të të drejtave të njeriut.

Kujtimet e saj “Unë e di se pse këndon zogu në kafaz,” ishte një nga autobiografitë më të hershme të grave zezake që mbërriti te lexuesi i gjerë. Ajo recitoi një poemë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Bill Clinton më 1993 dhe u nderua me Medaljen Presidenciale për Lirinë nga Barack Obama më 2021.

Dr. Ride njihet si gruaja që aplikoi për një njoftim të NASA në gazetë pasi zbuloi se ajo i plotësonte kushtet e kërkuara për astronautët. Ajo fluturoi me anijen kozmike Shuttle më 1983 dhe 1984.

Programi i zyrës amerikane të prodhimit të monedhave dhe kartëmonedhave do të emetojë monedha për 20 gra nga një “spektër i gjerë fushash, nga aktivistet për të drejtat e votës te ato kundër skllavërisë, nga gratë që kanë bërë arritje në fushat e qeverisë, shkencave apo arteve.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>