nga Admin

17 Gusht, 2010

Emma Watson

Emma WatsonEmma Watson, bukuroshja 20 vjeçare që luan rolin e Hermionë Granxherit në filmat e Hary Poterit, thotë se ka vënë muskuj dhe është mbushur me gërvishtje gjatë punës për realizimin e filmit për pjesën e shtatë dhe të fundit, “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”. Në një intervistë për “Total Film Magazine,” Watson thotë se ka vënë shumë muskuj ndërsa vraponte nëpër pyll gjatë xhirimeve. “Qe një punë e rëndë qoftë nga pikëpamja emocionale ashtu edhe fizikisht. Pavarësisht muskujve dhe gërvishtjeve, më pëlqeu eksperienca e xhirimeve në pyll. Ne e dimë se kjo është finalja e madhe dhe gjithkush po përpiqet të japë maksimumin,” – thotë ajo.

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (kopertina)

Nga ana tjetër, regjisori i filmit David Yates pëlqen të flasë për vetë filmin. “Filmi është për këto fëmijë që përballen me botën për herë të parë, në një botë shumë të rrezikshme ku kanë nevojë të rriten shpejt,” – shpjegon ai.

Dhuratat e Vdekjes” është libri i fundit i aventurave të Harri Poterit, i cili doli në shitje në korrik 2007 dhe që flet për betejën e Harrit dhe miqve të tij kundër të keqes në botën e magjisë. Libri doli në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese “Dituria” me përkthimin e Amik Kasoruhos. Aventura e fundit e Harrit që përbën edhe klimaksin e historisë, është zhvilluar në një film spektakolar me dy pjesë. Pjesa e parë pritet të shfaqet nëpër kinema më 19 nëntor 2010 ndërsa pjesa e dytë do të dalë në 15 korrik 2011.

  • Me falni, krejt jashte teme:

    A mund te me thoni, a ekziston ne shqip romani “Renia” i Camus, dhe kush e ka botuar?

    Faleminderit, suksese ne punen tuaj.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >