23 Maj, 2020

Gjiri i Monroes, Kaliforni. Shumë nga krijimtaria e John Steinbeck është frymëzuar dhe krijuar nga ky det.

Varkat shfaqen shumë në krijimtarinë e John Steinbeck. Shpesh ato shfaqen si personazhe, si në rastin e “Shënime nga Deri i Kortezit,” por edhe si metafora mobiliteti dhe transformimi. Këto janë shembuj nga pasazhet detare të Steinbeck.

“Ekziston ‘ideja’ e varkës si emocion, për shkak se emocioni është kaq i fortë sa ka gjasa që asnjë mjet tjetër nuk krijohet me më shumë ndershmëri se sa varka. Natyrisht që ndërtohen edhe varka të këqija, por këto nuk janë të shumta. Mund të argumentohet se një varkë që nuk mund t’i mbijetojë valës dhe dallgës nuk ia vlen të ndërtohet, por e njëjta gjë mund të thuhet për një makinë të keqe në një rrugë të ashpër. Siç duket ndërtuesi i varkës vepron nën një presion më të fortë nga sa mund të përballojë. Hullia duhet të jetë detyrimisht e fortë. Pajimet e varkës duhet të jenë të mira ndërsa dërrasat e kuvertës duhet të jenë zgjedhur dhe vendosur siç duhet. Një njeri derdh më të mirën e vetes në ndërtimin e një varke – ndërton shumë nga kujtimet e pavetëdijshme nga paraardhësit e tij.

Shënime nga Deti i Kortezit

Kjo ishte e keqe përtej të imagjinueshmes. Vrasja e një njeriu nuk është më e kriminale se sa vrasja e një varke. Për shkak se varka nuk ka fëmijë, dhe varka nuk e mbron dot veten dhe  një varkë e plagosur nuk shërohet.

Perla (Margaritari)

Kompasi thjeshtë përfaqëson idealin, të pranishëm por të paarritshëm, ndërsa manovrimi i anijes është një kompromis me përsosmërinë që lejon varkën tënde të ekzistojë.

Shënime nga Deti i Kortezit

Në mëngjes kur flota e sardeleve kanë qëlluar, rrjeta=tërheqëset mbërrijnë të rënduara në gji dhe i fryjnë burive. Anijet e ngarkuara rëndë mbështeten në breg ku fabrikat e konservave zhysin bishtët e tyre në gji. Figura është zgjedhur shumë mirë, për shkak se nëse konservat do të zhysnin gojët e tyre në gji, nxjerrja e sardeleve të konservuara në anën tjetër do të ishte, së paku në metaforë, më tmerruese. Buritë e fabrikave të konservave ulërasin dhe nga i gjithë qyteti burra e gra veshin rrobat dhe zbresin poshtë për te Rruga e Konservave për të punuar.

— Prologu, Rruga e Konservave

Zbatica ndodh në mënyrë të paperceptueshme. Shkëmbinjtë shfaqen dhe duket sikur ngrihen lartë dhe oqeani ulet duke lënë pellgje të vogla, duke lënë barishte të lagura dhe myshk dhe sfungjer, bar deti të kaftë dhe blu dhe të kuqe kineze. Në taban gjenden mbeturinat e pabesueshme të detit, guaska të thyera dhe të ciflosura dhe copa skeletesh, nofulla, i gjithë tabani i detit, një varrezë fantastike mbi të cilën të gjallët kërkojnë dhe mbledhin mbeturina.

Rruga e Konservave

Dashuria ime po gërhiste në gjumë, me një buzëqeshje arkaike në buzë dhe ajo kishte një vezullim shtesë lehtësimi dhe kënaqësie që merr pas dashurisë, një përmbushmëri e qetë… Unë duhet të isha i përgjumur pasi isha sorollatur natën më parë por në fakt nuk isha. Unë vura re se rrallë herë më vjen gjumë kur e di nëse mund të fle më gjatë në mëngjes. Pikat e kuqe po notonin në sytë e mi dhe dritat e rrugës hidhnin hijet e degëve të zhveshura të elmit në tavan, ku ato krijonin duar thurrje-spangosh hijerënda dhe të ngaldalta sepse po frynte era e pranverës. Dritarja ishte e hapur përgjysmë ndërsa perdet e bardha derdheshin dhe mbusheshin si vela në një varkë të ankoruar.

… Edhe unë u ndjeva mirë gjithashtu, por nëse Maria vdes për gjumë, unë nuk desha të fle. Unë desha të shijoja plotësisht se sa mirë po ndjehesha.

Dimri i pakënaqësisë sonë

Sapo një plan udhëtimi hartohet, pajiset dhe vihet në udhë, një faktor i ri shfaqet dhe dominon. Një udhëtim, një safari, një eksplorim, është një entitet, i ndryshëm nga të gjitha llojet e tjera të udhëtimeve. Ai ka një personalitet, një temperament, një individualitet dhe është unik. Një udhëtim është vetë një person; nuk ka dy të ngjashëm. Dhe të gjitha planet, masat e sigurisë, kujdeset dhe shtrëngimet janë të kota. Ne gjejmë pas vitesh të tëra përpjekjeje se ne nuk bëjmë një udhëtim; Udhëtimi na bën ne. Mjeshtrat e turneve, axhendave, rezervimeve, të fortë dhe të pashmangshëm, nxitojnë të fusin veten në rrënojat e personalitetit të udhëtimit. Vetëm kur kjo pranohet debatet mbullen dhe udhëtimi mund të nisë. Pas kësaj të gjitha sikletet kapërcehen. Në këtë drejtim udhëtimi është si një martesë. Rruga më e sigurt për ta pasur gabim është të mendosh se ti e ke atë nën kontroll.

Udhëtime me Çarlin: Në kërkim të Amerikës

Burrat me të vërtetë që kanë nevojë për përbindësha deti në oqeanet e tyre personale.

Shënime nga Deti i Kortezit

Aktualisht në shqip nga ky autor: Në lindje të Edenit. Porosite këtu:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>