nga Admin

27 Tetor, 2012

Macja dhe miu, Gunter Grass

Macja dhe miu, Gunter GrassMacja dhe miu” është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Pjesa më e madhe e rrëfimit është e vendosur në anijen minakërkuese plake, vendi ku Malke dhe miqtë e tij takohen çdo verë dhe zhyten në thellësi për të nxjerrë prej andej gjithfarë mbetjesh lufte. Në një nga këto ditë Malke i vjedh Kryqin e Hekurt kapitenit të një anijeje, shkak ky për ta përjashtuar nga shkolla. Duke iu bashkuar një batalioni luftimi, Malke shpërblehet me të njëjtin kryq për shërbimet e tij në beteja.

I rikthyer sërish në të njëjtën shkollë, tashmë triumfator, drejtuesi i shkollës nuk ia lejon atij të mbajë një fjalim përpara nxënësve për shkak të asaj të shkuare të hidhur. Grass ka thyerje të shpeshta në libër dhe rrëfimtari flet herë në vetë të dytë, herë në vetë të tretë, enkas për të dhënë ambiguitetin e personazhit themelor të veprës, si edhe marrëdhënieve të tij me të tjerët.

Duke përfituar nga ky trishtim i radhës i Malkes, Pilenci e shtyn atë të zhytej sërish, pa qenë i sigurt nëse ai do të mund të mbijetojë. Dhe Pilenci nuk e pa më kurrë Malken. “Macja dhe miu” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e mataforës Gjermaninë e Luftës.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>