nga Admin

28 Shkurt, 2013

Lindja e Shqiperise, Nicola Guy

Mbi librin

Lindja e Shqiperise, Nicola Guy“Çështja Shqiptare” vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje lidhur me historinë e kohëve të fundit të këtij rajoni, studimi i periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë rreth viteve të Luftës së Parë Botërore, deri tani është lënë shumë pas dore.

Lindja e Shqipërisë” eksploron se si mundi të lindte për herë të parë Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Osmane më 1912. Nicola Guy përqendrohet veçanërisht në arsyet pse gjatë peridhës vendimtare të Luftës së Parë Botërore, territori “shqiptar” u nda midis disa shteteve, aq sa pothuaj pushoi së ekzistuari krejtësisht. Ndoshta, në një mënyrë mjaft kuptimplote për historinë e kohëve të fundit të rajonit, ajo trajton gjithashtu edhe çështjen e rëndësishme se përse shqiptarët etnikë u ndanë në vende të ndryshme të Ballkanit.

Përmes ndërthurjes së studimit të zhvillimeve të brendshme shqiptare me ngjarjet ndërkombëtare të kohës, “Lindja e Shqipërisë” gjurmon historinë shqiptare nga periudha e Luftërave Ballkanike të vitit 1912, Konferenca e Londrës, Pakti i Londrës i vitit 1915, për të arritur më në fund, në periudhën e pasluftës deri në Konferencën e Paqes në Paris, në Konferencën e Ambasadorëve dhe në formimin e Lidhjes së Kombeve.

Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Medha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë për shpjegimin e “çështjes ende të pazgjidhur shqiptare”.

Mbi autoren

Nicola Guy ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë në Durham Univesity, më 2008. Ka botuar një numër artikujsh në revista akademike dhe ka mbajtur kumtesa në konferenca ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, në SHBA dhe në Greqi. Aktualisht është funksionare e British Civil Service dhe jep kurse për çështje të historisë moderne evropiane në kuadrin e Universitetit të Hapur. Nicola Guy ka qenë gjithashtu lektore për çështje të historisë moderne evropiane në Durham University dhe ka studiuar gjuhë shqipe në Indiana University.

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>