nga Admin

27 Maj, 2014

Dikur, ekonomisti Keynes na pati paralajmëruar për kohën e lirë të tepërt që do të kishim një shekull më pas. Tashmë ne jemi të zënë duke u ankuar se nuk kemi qenë kurrë më parë kaq të mbingarkuar

ELIZABETH KOLBERT, The New Yorker

Pjesa e parë

Keynes dhe koha e lire (4)Në dimrin e vitit 1928, John Maynard Keynes krijoi një ese të shkurtër që mori një këndvështrim të gjatë. Ajo qe titulluar: “Mundësitë Ekonomike të Nipërve Tanë”, dhe në të Keynes imagjinoi se si do të qe bota një shekull më vonë. Nga viti 2028, parashikoi ai, “standardi i jetesës” në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë përmirësuar aq shumë sa askush nuk do të shqetësohet mbi fitimin e parave. “Nipërit tanë”, tha Keynes, do të punojnë rreth tri orë në ditë, dhe edhe ky orar i reduktuar do të përfaqësojë më shumë punë se sa është e nevojshme.

Keynes prezantoi një version të hershëm të “Mundësive Ekonomike” si një leksion për djemtë e një shkolle në Hempshajr. Ai po punonte ende në rishikimin dhe rafinimin e esesë kur, në vjeshtën e vitit 1929, tregjet e aksioneve u rrëzuan. Disa mund ta kenë marrë këtë si një shenjë e keqe; Keynes qe i palëkundur. Megjithëse ai shpejt kuptoi se sa e rëndë qe gjendja – në fillim të vitit 1930 shkroi se rrëzimi ka prodhuar një “rënie që do të zërë vend në histori si një nga më të rëndat të përjetuara ndonjëherë” – dhe se në terma afatgjata kjo krizë do të jetë vetëm një ndërprerje e vogël në një tendencë shumë më të gjatë, shumë më bujare. Në versionin final të “Mundësive ekonomike”, i publikuar më 1931, Keynes i nxiti lexuesit të shohin përtej “kësaj faze të përkohshme mospërshtatjeje” dhe tek e ardhmja më e mirë.

Sipas Keynes, shekulli i nëntëmbëdhjetë ka lëshuar një rrymë të tillë inovacioni teknologjik – “elektricitet, naftë, çelik, gomë, pambuk, industri kimike, makineri automatike dhe metoda të prodhimit masiv” – sa rritja e mëtejshme qe e pashmangshme. Përmasat e ekonomisë botërore, parashikoi ai, do të rriten me shtatë herë në shekullin pasues dhe kjo do të vijë në kombinim me “përmirësimet teknike” gjithnjë e më të mëdha”, të cilat do të sjellin edhe javën e punës 15-orëshe.

Për Keynes, epoka e bollëkut që po vinte, megjithëse e dëshirueshme, do të sjellë një sfidë të re dhe në disa mënyra, shumë më të madhe. Me kaq pak nevojë për punë, njerëzit do të duhet të gjejnë se çfarë të bëjnë me veten:

Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje. Lexo më shumë

“Për herë të parë që nga koha e krijimit njeriu do të përballet me problemin e tij real dhe të përhershëm – si të përdorë lirinë nga nevojat urgjente ekonomike, si ta zërë kohën e lirë, çfarë shkence e çfarë interesi do të ketë fituar”. Ai ofroi shembullin e të pasurve të papunë, për të cilin tha se qe, “shumë depresionues”; shumica e tyre kanë “dështuar në mënyrë shkatërrimtare” për të gjetur mënyra të kënaqshme për të kaluar kohën e lirë. Në veçanti, ai vuri në dukje “gratë e klasave të pasura” në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli, të cilave “u është grabitur nga pasuria e tyre”, zënia tradicionale me punë si gatimi, dhe “qenë dukshëm të paafta për të gjetur ndonjë gjë më dëfryese” për të bërë. Ndërsa një pjesë gjithnjë e më e madhe e popullsisë e gjen veten të liruar nga puna, Keynes u shqetësua se shoqëria mund të vuajë nga një lloj “shkatërrimi nervor” i përgjithshëm. Do t’u takonte atyre që dinë të vlerësojnë “vetë artin e të jetuarit”, shkroi ai, të cilët “do të jenë në gjendje të shijojnë bollëkun kur ai të vijë”.

Pasi ka kaluar katër të pestat e shekullit për të cilin Keynes shkroi, gjysma e vizionit të tij është realizuar. Që nga publikimi i esesë “Mundësitë Ekonomike të Nipërve Tanë”, prodhimi i brendshëm bruto i SHBA-së është rritur, në terma realë, me një faktor të gjashtëmbëdhjetë dhe PBB për frymë është rritur me një faktor prej gjashtë. Dhe ajo që vlen për Shtetet e Bashkuara vlen edhe për pjesën tjetër të botës gjithashtu: Përgjatë tetëdhjetë viteve të fundit, ekonomia botërore është rritur në mënyrë të ngjashme.

Por nëse ne jemi bërë, në mënyrë të përbashkët, po aq të pasur sa pati imagjinuar Keynes, kjo pasuri nuk është përkthyer në kohë të lirë. (Kur ndodhi për herë të fundit që dikush nga iu u ankua se nuk kishte me çfarë të merrej?) Në termat e teorisë ekonomike, kjo është çorientuese. Në termat e jetës së përditshme, është e mjaftueshme që të shkaktojë një krizë nervore.

Brigid Schulte, një reportere për Washington Post, është autori më i fundit që merret me pyetjen – në perifrazim të ekzagjeruar që – ku Keynes gaboi. Te libri “Të mbytur: Punë, Dashuri, dhe Lojë Kur Askush Nuk Ka Kohë”, (Sarah Crichton Books), ajo eksploron se pse amerikanët e shekullit të 21 duken kaq të fundosur në punë.

Tri ese: Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, Një varje, George Orwell. Lexo më shumë

Schulte fillon “e mbytur” nga përpjekja për të matur kohën e saj të lirë ose mungesën e kohës së lirë. Ajo kërkon ndihmë nga John Robinson, një sociolog në Universitetin e Merilandit, i cili është ekspert në përdorimin e kohës. Robinson e mëson Schulte se si të mbajë një ditar për përdorimin e kohës dhe i jep asaj një shembull (template) të mirëpërcaktuar në excel. Por Schulte zbulon se dita e saj është tepër “kryeneçe” për t’u futur në kuadratet e sakta të shembullit, kështu që në vend të tij vendos të mbajë shënim se çfarë bën në blloqe shënimesh të vogla dhe të zeza. Një pasdreke, kur ajo është duke ngrënë drekë në tryezën e saj të punës ndërsa pret të flasë me farmacinë që furnizon EpiPens për djalin e saj dhe duke kërkuar njëkohësisht në internet se si të marrë një certifikatë vdekjeje për kunatin e saj, i cili ka vdekur në Kinë, ai merr në telefon Robinson për ta pyetur se si ta klasifikojë këtë lloj aktiviteti. Robinson i thotë asaj thjesht të vijojë të mbushë ditarin me të dhëna, ndërsa ai më vonë do të përcaktojë se si. Por kur ajo ia prezanton malin me shënime, ai trembet. Ato janë të pamundura për t’u lexuar, aq më pak për t’u analizuar. “Çfarë është kjo fjalë”, pyet ai duke treguar një shënim nga ora 2 pas mesnate më 16 shtator.

“Panik”, i përgjigjet Schulte. “Zgjim në panik”.

Me pyetjet mbi vetë kohën e saj të lirë të mbetura pa përgjigje, Schulte vendos të niset për në Paris për takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Përdorimin e Kohës. (“Ka shumë interes në përpjekjen për të kuptuar se pse presioni i kohës po rritet”, i thotë asaj një sociolog nga Oksfordi. “Aktualisht, kjo është tema e nxehtë në kërkimin mbi përdorimin e kohës”.)

Ajo viziton Qendrën e Stresit në Jell, Nju Hevën,; takohet me nëna të stresuara në Portland, Oregon; dhe ulet në një fokus grup në Fargo, Dakota e Veriut. “Jeta është shumë stresuese në Fargo”, i thotë organizuesi i grupit asaj. Gjoja në përpjekje për të reduktuar stresin e saj, Schulte merr pjesë në një aktivitet hedhjes nga lartësitë (trapeze academy) dhe hidhet nga një platformë shtatë metra e lartë. Përgjatë rrugës, ajo diskuton shpjegime të ndryshme të mundshme për atë që pëlqen ta quajë “mbingarkesë”, a thua se kjo është diçka jashtë nesh, diçka e largët si Arktiku apo Amazona.

Kjo është pjesa e parë e shkrimit “Nuk kemi kohë! Si ndodhi që ne u bëmë kaq të mbingarkuar?” 

Pjesa e dytë:

A punojmë shumë tepër për t’u ndjerë të rëndësishëm?

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>