4 Janar, 2023

Përshëndetje miq, Duke ju uruar një vit të mbarë po ju sjellim listën e librave më të shitur në librarinë tonë gjatë vitit 2022.

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi përjetimet personale të Ypit, por edhe mbi kapitalizmin shqiptar të kohës sonë, të qenit intelektual dhe për marrëdhëniet e intelektualëve me pushtetin. Ky ishte libri më i shitur i vitit 2022 te Shtëpia e Librit. Botimet Dudaj, 312 f., 1,400 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Arvanitët dhe origjina e grekëve-Peloponezi, Elena Kocaqi

Ky studim synon të tregojë madhësin e popullsisë shqiptare në Peloponez bazuar në dokumentet osmane , bizantine dhe veneciane.Tek ky regjistër dhe tek dokumentet veneciane, janë analizuar të dhënat emër për emër. Kjo është e vetmja mënyrë që të mund të gjejmë të saktë, numrin e popullsisë shqiptare të Peloponezit dhe rolin e saj në krijimin e kombit dhe shtetit modern grek. Botimet Dodona, 2,000 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

48 ligjet e pushtetit, Robert Greene

Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por dhe të Nikola Teslës, të Galileut, të Mikelanxhelos, të Don Zhuanit dhe të Kazanovës. Botimet Pema. 588 f. 2,000 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Shtëpia te Selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit. Botimet Çabej, 240 f., 1200 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Ti je Placebo, Joe Dispenza

Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.

Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes. Botimet Efekos, 400 f., 1,100 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Mbaron me ne, Colleen Hoover

Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Botimet Living, 328 f., 1,200 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët ambiciozë që duan pushtet me çdo kusht, pasi këto dhurata paguhen me lirinë e tyre. Shtëpia e Librit, 136 f., 700 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Jeta e përditshme në burgjet shqiptare të kohës së komunizmit vjen me këtë memuar që është i destinuar të hyjë historinë e kombit si një kontribut i paccmuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Botimet Skanderbeg, 223 f., 800 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Të burgosur nga gjeografia, Tim Marshall

Nëse ndonjëherë ke pyetur veten se pse Putini është kaq i fiksuar me Krimenë, pse SHBA-të ishin të destinuara të bëheshin fuqi globale apo pse baza e fuqisë së Kinës vazhdon të zgjerohet, duke avancuar përpara, përgjigjet gjenden të gjitha këtu. “Të burgosur nga gjeografia” shqyrton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, për të ofruar një panoramë të qenësishme të njërit prej faktorëve themelorë dhe vendimtarë në historinë botërore. Është koha për ta rivendosur gjeo-n në gjeopolitikë. Botimet Pema, 314 f., 1,300 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur. Botimet Dudaj, 140 f., 800 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

Dalje për ajër, George Orwell

Një njeri në moshë të mesme, i shtresës së mesme dhe me pretendime të rëndomta përballet me pasiguritë e luftës, dyshimeve mbi vlerën që mbart ekzistenca e tij personale dhe dëshirën për të kaluar sadopak kohë të mirë, pa telashe, pa frikë dhe pa bomba. Ai vendos të arratiset, së paku për disa ditë, për te një vend dhe një kohë, ku ishte gjithmonë verë, ku mund të dilje për peshk, sepse peshkimi është e kundërta e luftës dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler. Por a do t’ia dalë? Botimet Shtëpia e Librit, 272 faqe, 900 lekë.

Mund ta porosisësh këtu:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>