28 Prill, 2020

Penguin Books është shtëpia më e madhe botuese në botë. Kjo shtëpi ditët e fundit ka publikuar një listë me librat më të shitur të saj në të gjitha kohërat. Në këtë blog po sjellim atë pjesë të këtyre librave që kanë ardhur edhe në gjuhën shqipe. Shkrimin e plotë të Penguin mund ta lexoni këtu:

Të bëhesh, Michelle Obama




Portreti intim dhe mbresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve, e cila ka frymëzuar botën. Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park.

Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet.

Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë.

Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale.

Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta.

Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?

Porosite tani këtu

Mrekullia, R. J. Palacio

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

“Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, shprehet ai që në faqet e para të librit. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme derisa bëhet 11 vjeç.

Tani, ai përgatitet të hyjë në klasën e pestë. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që, përtej pamjes së jashtme, ai është njësoj si ata?

Porosite tani këtu:

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t’i duken si të njohur. “Xhesi dhe Xhejzoni”, i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet.

Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë?

Porosite tani këtu:

Pesëdhjetë hijet e Greit, E. L. James

Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju. E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane.

Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar… të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo…

Porosite tani:

1984, George Orwell

Klasiku i letërsisë distopike, 1984 nga George Orëell ka shërbyer që nga publikimi i vet në vitin 1948 njëkohësisht si një paralajmërim dhe si një manual përdorimi. Për lexuesit, teknikat e survejimit të popullsisë dhe nxitjes së urrejtjes dhe banalitetit të jetës nën një regjim totalitar që e konsideron ccdo kohë një periudhë lufte, është një paralajmërim për rrezikun e përhershëm ndaj lirisë. Por për shumë diktatorë, teknikat e përshkruara nga Orëell në këtë libër kanë shërbyer si udhërrëfyes për të ccuar përpara axhendat e autoritarizmit.

Porosite tani këtu:

Hajdutja e librave, Markus Zusak

939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Një informacion i rëndësishëm. Ky roman tregohet nga vetë Vdekja. Është një histori e shkurtër për: një vajzë, një fizarmonicist, disa gjermanë fanatikë, një boksier hebre dhe shumë vjedhje. Një gjë tjetër që duhet të dini: Vdekja e vizitoi tri herë hajduten e librave.

Lexo më shumë:

Ferri, Dan Brown

Një thriller i shkruar nga shkrimtari që ndoshta është mjeshtri më i madh i këtij zhanri në kohën tonë.

Profesori duhet të arratiset dhe i ndihmuar vetëm nga një njeri, doktoresha Siena Bruks, tejet misterioze sikundër shumë njerëz dhe gjëra përreth tij, duhet të zhduket nga të gjithë. Në fund të një aventure që kalon çaste tensioni të papërballueshëm, Dan Brown – i na zbulon se si në botën tonë, distanca mes së mirës dhe së keqes është kaq e ngushtë në një mënyrë me të vërtetë angështuese, se si katastrofa dhe shpëtimi mund të jenë thjesht çështje këndvështrimesh dhe se si nga një lagunë me qiell të mbuluar, mund të dilet jashtë e të rishikohen yjet.

Porosite tani:

Mendësia, Carol S. Dweck

Carol Dweck, pedagoge në Universitetin e Stanfordit dhe psikologe e njohur me famë botërore, në rrjedhojë të dekadave hulumtimi e kërkimi shkencor rreth arritjeve dhe suksesit, na ofron një teori të vërtetë e novatore, që mund të përmblidhet me një togfjalësh të vetëm – pushteti i paimagjinueshëm që ka mendësia jonë.

Profesoreshë Dweck shpjegon pse aftësitë dhe talenti që zotërojmë nuk janë të mjaftueshëm për të pasur sukses – suksesi kushtëzohet edhe nga qasja që zgjedhim për ta realizuar si synim: do bëjmë tonën mendësinë e rritjes, apo atë të ngurtësimit.

Me mendësinë e duhur, jemi në gjendje të motivojmë fëmijët të përmirësojnë notat, po aq sa të arrijmë synime të caktuara, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të veprimtarisë.

Porosite tani:

Vajza e zhdukur, Gillian Flynn

Martesa mund të jetë edhe vrastare. Një mëngjes të ngrohtë vere në North Karthëxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi.

Bashkëshorti Nik Djun as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë dhe mediave – si dhe të prindërve krenarë të Emit – djali i artë kalon nëpër një varg të pafundmë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tërhequr dhe i hidhëruarr – po a është vërtet vrasës?

Me të motrën, Margon, që i rri pranë, Niku përsërit që është i pafajshëm. Por puna është, nëse nuk e ka vrarë Niku, ku ka përfunduar gruaja e bukur? Dhe çfarë ka lënë në atë kutinë e fshehur të dhuratës në dollapin e dhomës së gjumit?

Porosite tani:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>