nga Admin

13 Maj, 2010

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson

Përshëndetje miq të librit!

Kur bëmë sondazhin tonë herën e fundit, shumica dërmuesve e pjesëmarrësve kërkuan t’u ofronim më shumë informacion për librat në përgjithësi, dhe sigurisht për librat e rinj në veçanti. Në përmbushje të kësaj kërkese, këtu te Shtëpia e Librit përpiqemi që periodikisht t’ju informojmë dhe sugjerojmë në lidhje me librat e rinj që dalin në botim. Për më tepër ju ftojmë të konsideroni librat në vazhdim.

burra qe urrejne grateBurra që urrejnë gratë, Stieg Larsson (roman)

Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Vajza qe luante me zjarrin, Stieg Larsson

Vajza qe trazoi folene e grerezave, Stieg Larsson

 

Vajza me celes ne qafe Lindita ArapiVajzat me çelës në qafë, Lindita Arapi (prozë bashkëkohore)

Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.

 

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë (biografi)

Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.

Libra të tjerë me interes

Gra që dashurojnë tepër, Robin Norwood (psikologji)

Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm, ose të papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që “ai të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen.Gra që dashurojnë tepër, një bestseller që ka arritur rekordin prej pesë milion kopjes të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk u përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t’i ndryshuar ata.

Tregime erotike

Botuar në 2009-ën, është libri i 3-të me tregime të konceptuar nga Astrit Cani dhe Ervin Lani. Autorët dhe tregimet e përzgjedhur janë si më poshtë:- Maiorca, Anais NIN
– Mademoiselle Claude, Henry Miller
– Femra më e bukur në të gjithë qytetin, Charles Bukowski
– Njeriu i ulur në korridor, Margueritte Dumas
– Radhiqe e marrë, Michele Mari
– E pushta, Astrit Cani

Tregimet e makthit

Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!- Morella, Edgar Allan Poe
– Këneta, Robert E. Howard
– Mburoja e Leonardos, Manly W. Wellmann
– I Papërmendshmi, Howard P. Lovercraft
– Kafka, Arben Orhani
– Taxi 5, Enkelejd Lamaj

  • I like very much these books. Thank you for helping me to find some books , and also to know about their prices! I will buy some books , so i needed these information you gave to me,thanks again and nice job to moderators!
    GoodBye!

  • Ju uroj per punen e mire qe beni por nese mund ti kemi dhe dy botimet e tjera te “Stieg Larson”?

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >