16 Shtator, 2013

Perandoria-osmane-Halil-inalcikTitulli: Perandoria Osmane
Periudha Klasike 1300-1600
Gjinia: Histori
Autori: Halil Inalcik
Përktheu: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Dituria
Viti dhe vendi: Tiranë, 2013
f. 320
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-9928-103-69-7

Mbi librin
“Një libër mjeshtëror. Halil Inalciku është një prej studiuesve më të shquar të historisë
osmane… lexoni këtë libër dhe, nëse ende nuk keni njohuri të thella, ai do t’jua zgjerojë
horizontin.
Times Literary Suplement

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u
shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell
të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm
islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.
Kjo kulturë plotësisht lindore, me gjithë detajet dhe kompleksitetet e veta, shpaloset këtu nga
dijetari aq shumë i njohur i historisë turke. Ai na jep një tablo impresionuese të epërsisë së
fesë dhe luftës në jetën e përditshme si dhe të artit të qeverisjes, të administrimit, të
vlerave shoqërore, financiare dhe politikat e territorit.
Si përfundim, ky libër është një bashkëudhëtar i domosdoshëm për këdo që do të mësojë rreth
islamit, Turqisë dhe Ballkanit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>