nga Admin

14 Nëntor, 2011

Gjergj Kastrioti Skenderbeu - Kryqtari i fundit, Virgjil Kule (foto)

Gjergj Kastrioti Skenderbeu - Kryqtari i fundit, Virgjil Kule (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se së fundmi doli në treg edhe libri historik: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit” nga autori Virgjil Kule.

Ne e kemi prezantuar këtë libër disa muaj më parë dhe tani kemi kënaqësi ta ofrojmë si pjesë e librarisë tonë.

Një lexues e ka cilësuar librin kështu:

“Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “unik” pasi e tregon Skënderbeun  ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.

Tek “Kryqtari i fundit”, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet, por si një diplomat dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.

Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv donkishotesk por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh, kryqëzatën anti-osmane.

Në libër shfaqen gjithashtu fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk janë tepër të qarta për publikun e gjerë.

Tek “Kryqtari i Fundit”, historia e Skënderbeut vjen më e detajuar se kurrë, ajo vjen e shtjelluar vit pas viti, në disa raste edhe muaj pas muaji. Në këtë studim, autori është fokusuar tek veprimtaria diplomatike e Skënderbeut. Është bërë një radhitje dhe interpretim i ri i dokumenteve dhe është pasuruar me dokumente të tjera dytësore që flasin indirekt për veprimtarinë e tij.

Libri “Kryqtari i Fundit” hedh dritë mbi historinë e vërtetë të Skënderbeut. Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të deritanishme.”

  • I dashur TZ!
    Po mundohem shume te kuptoj se qfar doni te thoni ne kete fjali qe keni shkruar?
    ………………………………………………………………………………………………………………….
    Ne baze te njohurive shkollore, kerkimeve te leteraturave shqipetare edhe te shkrimeve nderkombetare per Gjergj Kastriotin( SKENDERBEU) ne te gjithe shqiptaret e kemi vleresuar shume edhe vazhdojme akoma te studiojme figuren e heroit te kombit tone qe ne vitet e para te jetes sone!
    Edhe, asnje shqipetar nuk ka pritur deri me sot te vleresohet heroi i atdheut tone te dashur! Gjergj Kastrioti gjithmone ka qene nje simbol i madheshtise se nenes Shqipe!
    Une mund te ve listen e emrave te shume shkrimtare te Shqiperise and vendeve nderkombetare qe kane shkruar edhe arshivuar historine e kombit Shqiptar edhe sidomos per periudhen e luftes anti osmanllijve turq.
    Shpresoj qe ju patet shansin me lexuar ne vija te trasha e me marre idene themelore te shkrimeve te shokut Virgjil !
    Me sa kam pasur mundesi, une kam arritur te kuptoj qe libri per SKENDERBEUN eshte me te vertete nje autobiografi e sinqerte edhe qe mbeshtetet ne fakte historike te dhena nga historianet e asaj kohe kur Gjergj Kastrioti ishte udheheqesi strategik edhe diplamatic kryesori per Arberine( Shqiperine e sotme)!
    Interesat e shkrimtareve Shqipetar ne lidhje me figuren e heroit tone jane pothuajse konvegjuese ne nje pike te perbashket, vetem se vetem me pershkruar me saktesine sa me te madhe the personalitetin e vertet legendar te SKENDERBEUT , nje hero me cilisite kombetare edhe nderkombetare!
    Shkrimi e pasqyrimi i facteve me nje vertetesi historike varet nga aftesia e shkrimetarit me i assmiluar te dhenat ne nje analise fundamentale edhe realiste te te tere documeteve eksistuese si ne bilbliotekat shqipetare, po ashtu ato te arshivave nderkombetare.
    Nje faktor tjeter per rikrijimin e figures se SKENDERBEUT sa me afer te personalitetit te heroit te VERTETE edhe dhenia me saktesi e ngjarjeve historike te kohes se tij, varet nga INTELEGJENCA edhe njohurite empirike te shkrimtarit te marra nga nje shkolle te kjate si ne UNIVERSITET po ashtu edhe nga praktikimi i ketyre njohurive fundamentale ne front te punes se perditshme!
    Jane te rradhe ata djem nanash qe e kane studiur e vazhdojne ta studiojne historine e kombit shqiptar me nje passion e zell e me nje ndjenje te thelle pergjegjesie morale edhe pa asnje material interes ne punen e tyre vetmohuese!
    Shoku Virgil, ka dhena prova te medhaja si para botimit te librave te tij, e veqanerisht ne librin“KRYQTARI I FUNDIT” per nje shkrimtar i disiplinave te literaturave me tema nga me te larmishme, edhe krijuesr i disa dokumentareve me nje cilesi te nje kualiteti nderkombetar!
    Besoj se e keni ndjekur ne qofte se keni patur shansin ne programet e tij televezive ne lidhje me analisen analitike te problemeve edhe qeshtjeve si kombetare edhe nderkombetare.
    Nuk kemi pasur nevoje me lexuar librat sepse aftesia e shokut Kule te shpegoje te tera qeshtjet me tematika nga me te ndryshme te marra nga tere bota ishte absolute reale, e trasparente, kohore, qe te aktivizonte mendimin kritikal e te mesonte se te analizoje jeten reale ne pergjithsi. ” Leksionet” e tija edhe te kokave te medhaja te Shqiperise ( professoret e shkencave juridike, historike e tjera)qe ishin te specializuar per analizen e qeshtjeve historike kombetare edhe nderkombetare ishin baza e studentave shqipetar qe kerkonin me marre dhjeten perfect ne shkolle edhe ne jeten e tyre karrieriste!

    Me nje fjale, une posaqerisht e shoh qe figura e Skenderbeut eshte e nderuar nga djem te tille siq eshte shoku Virgjil Kule, edhe heroi shqipetar Gjergj Kastrioti do ishte krenar te lexojne shkrimet e tij edhe te shkrimtareve te tjere qe kane tendenca nje njejta me shokun Virgil , pasqyrimin sa me te sakte e sa me afer karakterit e personalitetit te vertete te SKENDERBEUT e po ashtu dhenien e fakteve historike me pa gabime e me shtegje te mbyllura per spekulime nga te gjithe lexuesit e librave te kesaj nature.
    Figura e heroit nuk eshte ne hije, por eshte ne drite me punen vetmohuese te shokeve si Virgjil Kule e te tjere e te tjere qe edojne Atdheun e tyreedhe jane krenare deri ne palc!

    sincerely, Miranda

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >