nga Admin

23 Tetor, 2010

Fundi i varferise Jeffrey D Sachs

Përshëndetje miq të librit,

zakonisht kur ju prezantojmë librat e rinj që dalin, e bëjmë këtë me dëshirën dhe pasionin e mirë për t’i promovuar, por kësaj here kjo dëshirë është disi më personale pasi libri në fjalë “Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs” është përkthyer nga njëri prej administratorëve të kësaj faqe – z.Gjergj Erebara. Gjithësesi, vlerat e vërteta i ka vetë libri, për të cilin ju ftojmë të lexoni më poshtë:

Fundi i varferise Jeffrey D Sachs“Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash. Ai ka këshilluar një pafundësi udhëheqësish botërorë dhe institucione ndërkombëtare mbi sfidat që krijojnë hiperinflacioni, epidemitë, tranzicioni postkomunist dhe varfëria ekstreme. Tani, më në fund, ai përshkroi gjithçka që ka mësuar nga njëzet e pesë vite punë për të na dhënë një vizion unik për nga informacioni, mbi sekretet e suksesit ekonomik në botën e sotme dhe hapat që duhet të ndërmerren për të krijuar mirëqënie për të gjithë.

Duke kombinuar tregimin plot gjallëri dhe pasion me një analizë të thellë dhe të fortë, Jeffrey Sachs paraqet fillimisht te Fundi i varfërisë një hartë të qartë konceptuale të ekonomisë botërore. Ai shpjegon se pse, gjatë dyqind viteve të fundit, pasuria është ndarë nëpër planet dhe pse vendet e varfëra kanë dështuar në përmirësimin e pjesës së tyre. Ai shpjegon se si mund të arrihet në një diagnozë të thelluar të sfidave ekonomike të një vendi dhe mundësitë mes të cilave ky vend duhet të zgjedhë. Ai i udhëheq lexuesit përmes të njëjtit shteg mësimor që ai ka përshkuar vetë, duke na treguar ngjarjet e punës së tij në Bolivi, Poloni, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë si një mënyrë për t’i marrë lexuesit me vete te kuptimi i thelluar i sfidave me të cilat u përballën vendet në zhvillim në anë të ndryshme të botës. Në fund, ai ofron një grup të integruar zgjidhjesh për problemet e ndërthurura politike, ekonomike, mjedisore dhe shoqërore, të cilat sfidojnë shoqëritë më të varfëra të botës dhe në të vërtetë pengojnë të gjithë botën.

Më në fund, Fundi i Varfërisë u jep mundësi lexuesve jo vetëm të kuptojnë se sa i rëndë është problemi i varfërisë, por edhe se sa i zgjidhshëm – si dhe shpjegon se pse kryerja e të gjitha përpjekjeve për këtë qëllim është sa detyrim moral, aq edhe interes strategjik për vetë vendet e pasura. Një vepër me vizion mahnitës intelektual, rezultat i një eksperience të paprecedent mbi botën reale, Fundi i Varfërisë është një udhërrëfyes për një botë më të sigurt dhe më të lumtur për të gjithë ne.”

Autori: Jeffrey D SachsJeffrey D. Sachs është Drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin e Kolumbias dhe Këshilltar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ai është i mirënjohur në të gjithë botën për punën e tij si këshilltar ekonomik për qeveritë në të katër anët e planetit.

  • Ne kete moment krize tejet psikologjike per ne Shqiptaret qe kemi kaluar mbi supe diktaturen me te eger, dhe me nje tranzicion tashme 20 vjecar të zhytur ne kredira bankare me shpresen e nje pune te mirepaguar …..
    Po ky liber hap dritën jeshile ne psikologjine njerzore falenderime te perzemerta z.Gjergj Erebara.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >