nga Admin

20 Tetor, 2012

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa TomoriLibri “Barbaritë greke në Shqipëri” përmban shënimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Kosta Papa ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrenqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tillë armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta.

Mbi librin

Libri “Barbaritë greke në Shqipëri” përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Libri “Barbaritë greke në Shqipëri” është një libër tronditës.

Brezave të rinj që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t’u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala “barbari” në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve, por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile.

Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20 – të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>