Letra e shkrimtares për lexuesin e vogël

0
53
Foto kortezi: Eric Kilby/Flickr

I dashur lexues,

A ke lexuar ndonjëherë një fjali me të cilën ti je afeksionuar në të njëjtën mënyrë siç afeksionohesh me kafshën tënde të parapëlqyer? Kafsha ime e parapëlqyer është luanesha; se si ajo nuk ka një krisë por gjithmonë ka gjak përreth gojës së saj. Dhe se si luaneshat punojnë bashkë si miq të mirë kur ato duan të vrasin diçka. Unë nuk kam takuar kurrë një luaneshë personalisht dhe as nuk kam fjetur në të njëjtat shkurre ku një luaneshë jeton, por unë kam njohur që kur isha një vajzë e vogël se unë i dua ato më shumë se sa të gjitha kafshët.

Në disa raste kur unë jam duke lexuar një libër të mirë dhe jam mbuluar me çarçaf dhe askush nuk po tenton të më flasë, unë harroj që jam duke lexuar. Bari i lartë i rrëfenjës rritet rreth meje, dhe unë jam vetëm një krijesë tjetër e heshtur, zemra e së cilës rreh në botë. Nëse unë jam ulur pa lëvizur dhe vijoj të lexoj në këtë mënyrë, në disa raste një fjali del në pah po aq bukur sa një luaneshë. Gjak përreth gojës; me freski vrasësi. Unë e lexoj atë një herë dhe e di se do të duhet ta lexoj sërish, dhe nuk shikoj më tutje, por shikoj nga afër si ajo lëviz.

Dhe pastaj unë filloj të ndjej muskujt e syve të mi duke lëvizur para dhe pas, dhe shikoj të zezën e gërmave mbi grinë e faqes, dhe jam thjeshtë e shtrirë duke lexuar nën një çarçaf. Kjo vijon të jetë qejf. Por arsyeja pse unë lexoj është për luaneshën. Për fjalitë që më shkulin vendit me dhëmbët që kanë.

Dashuri,

Laura

Laura Brown-Lavoie është fermere dhe poete. Kjo letër është marrë nga libri Ritmi i Fillesës: Letra për një Lexues të Ri (A Velocity of Being: Letters to a Young Reader)

Lexo më shumë: Libra për fëmijë

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.