10 Qershor, 2019

Negativi i fotografisë së Eddington.

Më 29 maj 1919, astronomi i ri anglez Arthur Eddington (28 dhjetor 1882– 22 nëntor 1944) katapultoi Albert Ajnshtajnin [Einstein] në famë duke provuar modelin më të rëndësishëm shekncor të universit që nga koha e gravitetit të Njutonit: teorinë e përgjithshme të relativitetit, e cila ishte përfunduar katër vjet më herët.

Për një çerek mijëvjeçari, koncepti i Njutonit mbi hapësirën si diçka statike dhe absolute kishte kaluar pa u vënë në diskutim. Sipas teorisë së tij të veprimit të menjëhershëm në distancë, graviteti është një forcë që, njësoj si magnetizmi, vepron përmes hapësirës por jo në hapësirë, dhe drita udhëton vetëm në vija të drejta. Sipas teorisë së Ajnshtajnit, hapësira dhe koha janë një entitet – fabrika themelore e universit – dhe graviteti është një forcë e shkaktuar nga koha hapsinore: Objektet masive jo vetëm që tërheqin objektet e vogla me forcën e tyre gravitacionale por e përkulin cohën e hapësirës kohë me masën e vet, duke tërhequr objekte më të vogla në depresionet e tyre dhe duke përkulur dritën në lakim.

Në atë kohë shumë pak shkencëtarë e konsideronin relativitetin një teori me gjasa dhe shumë pak anggezë do të rrezikonin reputacionin e tyre duke mbrojtur një ide gjermane. Dhe pikërisht në këtë kohë, Eddington u nis për të testuar teorinë e Ajnshtajnit kundër realitetit në një eksperiment gjenial që e furnizoi vetë natyra. Me skuadrën e tij të vogël, ai udhëtoi në ishullin e pargët Príncipe jashtë brigjeve perëndimore të Afrikës për të vrojtuar eklipsin diellor më të gjatë në pesë shekuj – 5 minuta dhe 51 sekonda. Kur Hëna mbuloi diellin, Eddingtoni shpresoi të shihte dritën e grupit të yjeve Hiades të pozicionuar drejtpërsëdrejti pas diellit nga pika e të parit nga toka. Nëse Ajnshtajni kishte të drejtë dhe Njutoni e kishte gabim, fusha masive gravitacionale e diellit do ta shtrëngonte hapësirënkohë, duke e përkulur drejtimin e dritës për ta bërë atë të dukshme nga toka. Yjësia Hiades për rrjedhojë do të zhvendosej nga pozicioni i saj bazë në kohë nate, të cilin Eddingtoni e kishte regjistruar disa muaj më herët.

Kjo ishte një aventurë jashtëzakonisht ambicioze, si nga pikëpamja konceptuale ashtu edhe nga ajo praktike. Pas shumë ditësh shiu të furishëm dhe qielli të mbuluar nga re, i dorëzuar ndaj dështimit, Eddington dhe skuadra e tij panë me dëshpërim se si retë u shpërndanë pikërisht në kohën e eklipsit, duke hapurr rrugën për teleskopin që ata e kishin marrë në kampin e tyre mbi shkëmb. Ndërsa hëna hodhi vellon e gjithëpushtetshme mbi ishull, ata kapën disa pllaka fotografike. Të gjitha me përjashtim të dy prej tyre u prishën nga teknologjia elementare – por në ato dy që shpëtuan, Hiades dukshëm zbukutoi anën e diellit, duke konfirmuar parashikimin teorik të Ajnshtajnit dhe duke rrëzuar Njutonin.

“E dashur Nënë, lajm shumë i gëzuar sot,” shkroi Ajnshtajni pasi mori fjalë për rezultatin e jashtëzakonshëm, i cili revolucionarizoi të kuptuarit tonë mbi universin dhe formëzoi rrjedhën e fizikës moderne.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>