nga Admin

15 Gusht, 2010

Makbethi, ShekspiriNë këtë datë, në vitin 1057, Makbethi, mbret i skocezëve, u vra në betejë nga Maloklmi i III-të për t’i zënë fronin. Vite më parë, Makbethi kishte vrarë të atin e Malkolmit, Dunkanin e I-rë. Shekspiri e bazoi versionin e vet të historisë së Makbethit mbi Kronikat e Holinshed-it, shkruar nga Rafael Holinshed-i (Raphael Holished). Holinshedi dhe bashkëpunëtorët e tij shkruan kronikat e historive të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, duke siguruar kështu shkrimet, tabelat, hartat dhe kronologjitë e hershme. Dramat Makbethi dhe Mbreti Lir huazuan materiale të bollshme nga kronikat e Holinshedit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>