nga Admin

30 Tetor, 2012

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam ShekspirShekspiri ngelet i përjetshëm dhe çdo vepër e tij nuk e humbet asnjëherë vlerën edhe kur ribotohet me vonesë në shqip. “Komedia e keqkuptimeve” është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.

“Komedia e keqkuptimeve” (së bashku me “Shtrëngatën“) është njëra nga dy pjesët e vetme të Shekspirit ku mund të vëzhgohen elementet klasike. Ajo është përshtatur për opera, për shfaqje skenike, muzikal etj.

“Komedia e keqkuptimeve” rrëfen historinë e dy palëve të ndryshme binjakësh identikë, të cilët u ndanë aksidentalisht që kur lindën. Antifoli i Sirakuzës dhe shërbëtori i tij, Dromioja i Sirakuzës, arrijnë në Efes, i cili rezulton se është vendlindja e vëllezërve të tyre binjakë, Antifolit të Efesit dhe shërbëtorit të tij, Dromios së Efesit.

Kur sirakuzianët ndeshen me miqtë dhe familjet e binjakëve të tyre, një sërë fatkeqësish të bazuara në identitetet e gabuara shpien në rrahje, në joshje prej djalli, në arrestimin e Antifolit të Efesit dhe në akuzimin e rremë për tradhti, vjedhje, çmenduri dhe pushtim nga shejtani.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>