21 Maj, 2019

Gjatë jetës së tij, shkrimtari amerikan Ray Bradburry u pyet shumë herë nga gazetarë të ndryshëm se çfarë këshillonte ai për aspirantët për shkrimtarë, apo për shkrimtarët e rinj. Përgjatë viteve ai dha shumë përgjigje të ndryshme, të cilat janë përmbledhur këtu.

Sasia krijon cilësi:

Pikënisja më e mirë për shkrimtarët fillestarë apo të mesëm është që të shkruajnë shumë-shumë tregime të shkrutra. Nëse mund të shkruash një tregim të shkurtër në javë – dhe nuk ka rëndësi se çfarë cilësie ka, por ka rëndësi që ti po ushtrohesh, – atëhere në fund të vitit do të kesh 52 tregime të shkurtra, dhe unë të sfidooj të shkruash 52 të këqija. Kjo vështirë se mund të ndodhë. Në fund të javës së 30 apo 40, apo në fund të vitit, ti papritur do të kesh një tregim të shkurtër që është thjesht i mrekullueshëm.

Trego të vërtetën e madhe që në fillim:

Një roman ka gjithëfarëlloj defektesh për shkak se kërkon shumë për t’u shkruar dhe ti je ndërkohë me njerëz të tjerë. Nëse nuk je i kujdesshëm ti do të flasësh për të. Romani është gjithashtu i vështirë për t’u shkruar sepse të duhet ta mbash dashurinë tënde intensive. Është e vështirë të qëndrosh i ngrehur për dyqind ditë. Kështu, nxirr të vërtetën e madhe që në fillim. Nëse ti nxjerr të vërtetën e madhe në fillim, të voglat do të akumulohen përreth saj. Lëri që të magnetizohen, të tërhiqen dhe pastaj të ngjiten me të.

Mos mendo me sforcim:

Intelekti përbën rrezik të madh për krijimin… për shkak se ti fillon të racionalizosh dhe të arsyetosh për gjërat, në vend që të qëndrosh me të vërtetën tënde bazë – kush je ti, çfarë je ti, dhe çfarë do të bëhesh. Unë kam një tabelë mbi makinën e shkrimit që prej 25 vjetësh tashmë, ku shkruhet “Mos Mendo!” Ti nuk duhet të mendosh kurrë para tastierës – ti duhet të ndjesh. Intelekti është gjithmonë i groposur brenda asaj që ti ndjen.

Mos shkruaj për moral:

Të përpiqesh të shkruash një rrëfenjë të kujdesshme është fatale. Nuk duhet ta bësh kurrë këtë. Shumë romane të mërzitshme vijnë nga njerëzit që duan të bëjnë mirë. Romanet e njerëzve të mirë. Romanet ekologjike. Dhe nëse ti më thua mua se po bën një roman apo një film mbi atë se si një druvar kursen pemët, unë nuk do ta ndjek atë as për edhe një minutë.

Kur shkrimtari bllokohet, atëhere duhet të kuptojë se po bën gjënë e gabuar:

Po nëse ndodh që ti të kesh një ngërç dhe nuk e di se çfarë mund të bësh për të? E pra, a nuk është qartazi se ti po bën gjënë e gabuar?… A nuk po merr ti një paralajmërim? Nënvetëdija jote po të thotë, unë nuk të pëlqej më ty. Ti po shkruan diçka për të cilën mua nuk ma ndjen fare… Nëse ti ke një ngërç shkrimtari, atëhere ti mund ta shërosh atë menjëherë këtë mbrëmje duke ndërprerë atë që je duke bërë dhe duke shkruar diçka tjetër. Ti ke kapur temën e gabuar.

Shkruaj për çfarë ti dashuron:

Bjer në dashuri dhe qëndro i dashuruar. Bëj atë që ti dashuron dhe mos bëj asgjë tjetër. Mos shkruaj për para. Shkruaj për shkak se ti dashuron të bësh diçka. Nëse shkruan për para, nuk do të shkruash asgjë që ia vlen të lexohet.

Unë dua që dashuria jote të jetë e shumëfishtë. Unë nuk dua që ti të jesh snob për ndonjë gjë. Çdo gjë që ti dashuron, ti e bën. Kjo duhet të ndodhë me një ndjesi të madhe qejfi. Të shkruarit nuk është punë serioze. Është një dëfrim dhe festë. Ti duhet të kesh kënaqësi nga kjo. Injoro shkrimtarët që thonë, oh zot, çfarë pune, o Jezu Krisht, ti e di. Jo, në djall ata. Kjo nuk është punë. Nëse bëhet punë, hiq dorë prej saj dhe bëj diçka tjetër.

Lexo këto tre gjera çdo mbrëmje:

Ajo që duhet të bësh nga sonte e më pas është që të mbushësh kokën me gjëra më të ndryshme nga fusha më të ndryshme…. Unë do të të jap një program për ta ndjekur çdo mbrëmje, një program shumë të thjeshtë. Për njëmijë mbrëmjet e ardhshme, para se të flesh, lexo një tregim të shkurtër. Kjo do të të marrë ty dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Pastaj, lexo një poezi çdo natë nga historia e stërmadhe e poezisë. Qëndro larg shumicës së poemave moderne. Është plehrë. Nuk është poezi! Nuk është poezi. Nëse dëshiron të kënaqësh veten duke shkruar rreshta që ngjajnë si poezi, jepi, bëje, por nuk do të shkosh asgjëkundi. Lexo poetë të mëdhenj, kthehu pas dhe lexo Shekspirin, lexo Aleksandër Pope, lexo Robert Frost. Por një poezi çdo natë, një tregim të shkurtër çdo natë dhe një ese çdo natë për një mijë netët e ardhshme. Nga fusha të ndryshme: arkeologji, zoologji, biologji, nga të gjithë filozofët e kohës. Lexo esetë e Aldous Huxley, lexo Lauren Eisley, antropolog i madh… unë dua që ti të lexosh ese nga çdo fushë. Nga politika, letërsia analitike, zgjidh kë të duash. Por kjo do të thotë se çdo mbrëmje nga tani e më tutje, para se të biesh të flesh, ti do ta mbushësh kokën me një poemë, një tregim të shkrutër, një ese – në fund të njëmijë netëve, Zot i Madh, ti do të jesh përplot, apo jo?

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>