nga Admin

27 Nëntor, 2011

Si te zgjidhni librin e duhur per femijet (foto)

Si te zgjidhni librin e duhur per femijet (foto)Librat janë, pa diskutim, një nga dhuratat më të vlefshme për fëmijët. Mund të tingëllojë disi absolute, por besoj se shumica prej nesh biem dakord, se një libër i mirë u mëson fëmijëve diçka që do t’u vlejë në jetë.

Libri si investim
Prandaj, këshilla e parë ndërsa kërkoni libra për fëmijën, është të gjeni librin e duhur dhe jo vetëm zbavitës për momentin. Libri duhet të jetë një bashkëshoqërues i fëmijës edhe në të ardhmen. Ndonëse ka shumë libra për fëmijë, madje shumë prej tyre rekomandohen nga institucionet arsimore në vend, e vërteta është se jo të gjithë kanë vlera edukative dhe kulturore.

Gjatë leximit, fëmijët njohin vlerat mbi të cilat më pas, ata do të bazohen për të marrë vendime të rëndësishme në jetë. Duke reflektuar mbi çfarë lexojnë, ata mësojnë të reflektojnë mbi realitetin dhe kështu, bëhen më të aftë për të marrë vendimet e duhura dhe për të zgjedhur drejtimin e duhur në jetë.

Kur punon në librari, vëren prindër apo të afërm të fëmijëve, të cilët, një libër për fëmijë e zgjedhin thjesht bazuar mbi idenë e argëtimit dhe vetëm kaq. Por ndërkohë, ata nënvlerësojnë faktin se librat që zgjedhin do t’u transmetojnë fëmijëve aftësitë dhe njohuritë e duhura për jetën e përditshme si fëmijë dhe më pas, si të rritur me përgjegjësi të plota. Pra, zgjidhni me kujdes! Pyesni librarin, se cilët janë librat më edukativë dhe me vlerë për fëmijën. Mos e lini gjithnjë fëmijën të zgjedhë, pa e ditur vetë më parë përmbajtjen e librit, apo tematikën e tij. Këto dhe shumë këshilla të tjera, janë thjesht një mënyrë tjetër për t’ju kujtuar se, ju keni përgjegjësi të madhe për titujt, apo autorët që u sugjeroni fëmijëve.

Libri si zbavitje
Krahas  këshillës së parë, nuk duhet të harrojmë se fëmijët e kanë shumë të nevojshme edhe lojën. Kjo është mënyra sesi rriten dhe zhvillohen në fazat e para të jetës shumica e gjitarëve, por edhe më vonë (thjesht, ndryshojnë lodrat me të cilat luajmë).

Pra, libri që do të zgjidhni duhet të jetë i tillë, që vetë fëmija të ketë kënaqësinë ta lexojë dhe ta shohë, pasi kështu ju do të ndihmoni në zhvillimin e një marrëdhënie të shëndetshme midis tij/saj dhe mikut të përbashkët – librit. Një  marrëdhënie e tillë duhet të jetë e natyrshme dhe njëkohësisht, baza e formimit të secilit në jetë.

Nëse ju keni edhe të tjera këshilla apo sugjerime, ju ftojmë t’i shtoni si më poshtë vijon (te komentet, ju lutem).

  • Dua te kem shume libra shqip per femije po si ti blej ato ju lutem me shkruani si mund ti blej ato sepse jetoj ne gjermani kam tre femije dhe librat me jane te domesdoshme sot pashe nje emisjon fokus ku flitej per libra shume te mire shqip per femije ju lutem nese mund te me jepni adrese ose numer ku mundem te porosis me rrespekt nga gjermania.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >