nga Admin

7 Mars, 2013

Ismail kadare

Në garë, 16 shkrimtarë nga e gjithë bota, mes tyre nobelisti Orhan Pamuk

“THE INDEPENDENT”

Ismail kadareKëtë vit, 16 libra në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. I themeluar nga gazeta “The Independent”, më 1990-n, si Çmimi i Letërsisë së Huaj, “The Independent Foreign Fiction Prize, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në “Royal Institute of British Architects”, në Londër, në muajin maj 2013. Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë “Man Booker International 2005”, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare me librin “The Fall of the Stone City” (në shqip “Darka e gabuar”, Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Ky libër ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Është hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën “The Independent 2007” pothuajse deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht, prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos. Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”. Juria përbëhet nga pesë personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga editori letrar i gazetës “The Independent”, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak Elif. “The Independent Foreign” Prize nderon veprën letrare më të mirë të një autori, i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. Çmimi ka një vlerë prej 10,000 £ e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Në vitin 1995, ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin “The Film Explainer”, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann, u shpall fitues. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmautobiografik, gjatë dhe pas luftës në Vietnam, “The Sorrow of War”. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të “Nobelit”: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990-n.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>