3 Maj, 2014

pushtimi-ilir-ikonomiGazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi, autor i librave “Faik Konica – Jeta në Uashington“, si edhe “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” ku ka folur për librin e tij më të fundit “Pushtimi”, por edhe për projekte të tjera.

Pandi Gjata: Kohët e fundit keni lëvizur shpesh nga Amerika në Shqipëri, si po ju duket? Ilir Ikonomi: Është e mrekullueshme. Tani kam rastin, meqenëse shkruaj libra, të vij këtu për 2 qëllime. E para për të bërë kërkime për librat që shkruaj. Unë kam dëshirë që kur vij në Shqipëri t’i shoh vetë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet, pasi më krijon emocione dhe më shtyn të shkruaj. Arsyeja e dytë, unë i paraqes librat e mi mes shokësh e kolegësh. Nesër kam promovimin e një libri të ri, “Pushtimi”.

Pandi Gjata: Si është jeta mes gazetarit, botës së historisë, autorit të librave?
Ilir Ikonomi: Është diçka që gazetarët duhet ta praktikojnë më shumë. Unë nuk shikoj barriera reale mes gazetarit dhe historianit, atë që bënë historiani mund ta bëjë edhe gazetari, por nga një këndvështrim tjetër. Besoj se lexuesit kanë ngelur të kënaqur nga ato që unë shkruaj.

Pandi Gjata: Dy librat e parë janë “Faik Konica – Jeta ne Uashington”, si edhe “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Çfarë sjell “Pushtimi”?

Ilir Ikonomi promovimiIlir Ikonomi: Libri “Pushtimi” sjell këndvështrimin e një amerikani për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 Prill 1939. Ne kemi parë këndvështrime të ndryshme për pushtimin e Shqipërisë, dokumentarë, shkrime nga Italinë dhe shkrimtarët tanë, por është hera e parë që e sjellim këndvështrimin e një amerikani, i cili ishte shefi i misionit diplomatik në Tiranë ishte këtu kur ndodhi pushtimi. Ai i ka përshkruar këtë në 2 raporte të gjata për DASH. Unë i kam gjetur këto dokumente në arkivin amerikan në vitin 2010. Këtë vit është 75 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe unë mendova që ishte viti i përshtatshëm për të nxjerr në dritë këto fakte.

Pandi Gjata: A ka shumë dokumente të panjohura për Shqipërinë në arkivat amerikanë. Ju vet çfarë keni prekur, cilat janë ato që ke ndërmend të sjellësh për lexuesit? Ilir Ikonomi promovimi 2
Ilir Ikonomi: Unë them se ka shumë. Jam një grumbullues i dokumenteve të rralla të arkivave dhe kam shumë gjëra të veçanta, nuk e di si do të përfundojnë, pasi procesi i të shkruarit nuk është aq i thjesht, të marrësh një dokument dhe ta botosh, por duhet vënë në një kontekst të caktuar. Me siguri që këto dokumente do të dalin në dritë.

Pandi Gjata: Me sa duket një udhëtim që do të vazhdojë i përbashkët mes gazetarisë dhe të qenit autor dhe historian, apo jo?
Ilir Ikonomi: Unë them se po. Kam plane për të shkruar në të ardhmen, tani jam duke u marr me një libër tjetër, i cili ka të bëjë me periudhën e luftës së parë botërore, ku trajtohen disa personazhe siç është Esad Pashë Toptani edhe projekte të tjera.   Libra nga ky autor: Faik Konica – jeta ne Uashington Pavarësia

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>