nga Admin

14 Shkurt, 2012

Historia e Marredhenieve Nderkombetare 1919-1945 (kopertina)

Historia e Marredhenieve Nderkombetare 1919-1945 (kopertina)Së fundmi doli në botim edhe vëllimi i dytë i historisë së plotë të marrëdhënieve ndërkombëtare nën autorësinë e Jean-Baptiste Duroselle dhe Andre Kaspi. Rreth 1,500 faqe përfaqësojnë një nga përmbledhjet voluminoze dhe gjithëpërfshirëse që vijnë deri më sot në shqip.

Autorët kanë futur në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shekullit XX, ai analizon mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore njëzet vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA – së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë. Shpejt doli edhe një forcë e tretë, e cila përpiqej të mbante distancë nga dy polet kryesore.

Pas zhdukjes së Bashkimit Sovjetik gjithçka ndryshoi. Rusia, Kina dhe Bashkimi Europian kishin pozitë vendimtare në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX – të. SHBA – të, të vetme, mbajtën statusin e superfuqisë politike dhe diplomatike, ekonomike dhe teknologjike, ushtarake dhe kulturore. Ndërkohë, baraspesha ndërkombëtare mbetej e brishtë. Në të gjitha kontinentet ka fuçi baruti, që u ka vënë apo mund t’u vënë zjarrin shteteve e rajoneve dhe kërcënojnë sigurinë e planetit.

Kurrë ndonjëherë pasiguria për të nesërmen nuk ka qenë kaq e ankthshme edhe pse herë pas here duket aty – këtu edhe ndonjë shenjë e mirë. Në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI – të, SHBA po i bëjnë ballë konkurrencës së Kinës kur rendi botëror kërcënohet në shumë rajone të botës.

Teksti është ribotuar mbi dhjetë herë dhe konsiderohet ndër botimet më të mira në frëngjisht.

Jean – Baptiste Duroselle ka qenë anëtar i Institutit dhe profesor i Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Sorbonë. Andre Kaspi është Profesor i Merituar në Sorbonë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>