nga Admin

6 Mars, 2012

Ana flokekuqja, L M. Montgomery (kopertina)

Ana flokekuqja, L M. Montgomery (kopertina)

Të pakët janë fëmijët që nuk e njohin Ana Flokëkuqen apo aventurat e saj. Por jo të gjithë fëmijët e dinë se Ana tashmë është rritur dhe po ashtu janë shtuar edhe aventurat e saj. Autorja L. M. Montgomery ka shkruar edhe tre libra të tjerë me vazhdimin e historise së Anës që tashmë janë të gjithë të disponueshëm si seri me 4 libra edhe në shqip.

Për më tepër ju ftojmë të lexoni përshkrimet më poshtë:

Ana flokekuqja, L. M. Montgomery, libri i parë
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja” është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.

Ana e Ejvonlit, L.M. Montgomery, libri i dytë 
Vazhdon rrëfimi i mrekullueshëm i L. M. Montgomery’t për personazhin aq të dashur për lexuesin. Ana flokëkuqja, që tashmë kthehet në Ejvonli. A mbarojnë të papriturat dhe “telashet” në jetën e saj si mësuese? Po marrëdhëniet e saj me Gilbertin a vazhdojnë të përmirësohen? Zbulimi i “Shtëpisë së Jehonës” çfarë të papriturash solli? Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera gjejnë përgjigje në faqet e romanit “Ana e Ejvonlit”.

Ana e Ishullit, L. M. Montgomery, libri i tretë 
Aventura të reja e presin Ana Shirlin, ndërkohë që po bën gati valixhet për t’u larguar nga Ejvonli, duke u ndarë nga fëmijëria e saj, që të nisë studimet në kolegjin e Redmondit. Me miken e saj të vjetër Prishila Grant dhe shoqen e re Filipa Gordon, ajo zbulon një jetë të re të pavarur të mbushur me surpriza, në qytetin e zhurmshëm të Kingsportit… duke përfshirë një propozim martese nga dikush që nuk e imagjinonte kurrë, shitjen e tregimit të saj të parë dhe një tragjedi që i shkakton një ngjarje të dhimbshme.

Por lotët kthehen në të qeshura kur Ana dhe mikeshat e saj zhvendosen te “Shtëpiza e Patit”. Anës nuk ia merr mendja që djali i pashëm Gilbert Blith do t’ia fitojë zemrën. Papritmas asaj i duhet të vendosë për t’iu përgjigjur dashurisë.

Ana e Stuhise se Plepave, L. M. Montgomery, libri i katërt  
Ky vëllimi i serisë “Ana flokëkuqja”, kronologjikisht është i katërti, ku shtjellohen ngjarjet në periudhën midis diplomimit të Anës në Redmond dhe fejesës me Gilbertin, që vijoi me martesën, tre vjet më vonë. Çaste dhe karaktere të paharrueshme në këtë libër do të mbeten gjatë në kujtesën e lexuesit.

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>